Ditari diplomatik: DiKarlo përsërit mbështetjen e SHBA për pavarësinë e Kosovës

29/01/2008

Zëvendës ndihmësja e sekretarit të shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Evroazisë, Rozmari DiKarlo u takua me krerët shqiptarë e serbë në Kosovë. Gjithashtu këtë javë: presidenti i Maqedonisë viziton Katarin.
photo

Zëvendës ndihmësja e sekretarit të shtetit të SHBA Rozmari DiKarlo ishte në Prishtinë. [Getty Images]

Zëvendës ndihmësja e sekretarit të shtetit për çështje të Evropës dhe Eurazisë Rozmari DiKarlo ishte të premten (25 janar) në Prishtinë. Ajo u takua me krerët shqiptarë e serbë dhe theksoi se SHBA vazhdon të mbështesë pavarësinë e Kosovës.

***

Marrëdhëniet ekonomike midis Maqedonisë dhe Katarit qenë tema kryesore e diskutimeve të së hënës (28 janar) midis presidentit maqedonas Branko Crvenkovski dhe emirit të Katarit, Hamad bin Khalifa al-Thani. Crvenkovski, i cili është në një vizitë tre-ditore që nisi të dielën, theksoi përpjekjet e Maqedonisë për të tërhequr investime të huaja dhe tha se politika e taksave e vendit të tij ishte më e favorshmja në rajon.

***

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun vizitoi Slloveninë të premten (25 janar) dhe u takua me presidentin Danilo Turk dhe ministrin e jashtëm Dimitrij Rupel. Zyrtarët diskutuan vendosjen e planifikuar të një misioni paqeruajtës të BE në Kosovë, midis të tjerash.

***

Ministrja e jashtme e Qipros Erato Kozakou Markullis përfundoi një vizitë në Libi të shtunën (26 janar). Gjatë takimit ajo diskutoi rolin e Libisë në Afrikë, çështjen e Qipros dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në nismat e ndryshme mesdhetare.

***

Ministri serb i punës Rasim Ljajiç, i cili kryeson gjithashtu këshillin kombëtar për bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) diskutoi bashkëpunimin me ICTY me komisionerin e zgjerimit të BE Olli Rehn të enjten (24 janar). Në bisedime mori pjesë gjithashtu prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç u takua me homologun e tij rus Sergej Lavrov të enjten (24 janar) në Moskë. Ata diskutuan zgjedhjet presidenciale të Serbisë dhe çështjen e statusit të Kosovës.

***

Franca mbështet integrimin e shpejtë të Serbisë, tha ministri i jashtëm Vuk Jeremiç të mërkurën (23 janar) pas takimit me homologun e tij frëng Bernard Kushner, në Paris. "Serbia dhe tërë Ballkani Perëndimor gëzon mbështetjen e gjerë, të fortë dhe pakushte të Francës," i tha Jeremiç një konference shtypi.

(Burime të ndryshme 22/01/08-29/01/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment