07/01/2008
Ministria e arsimit në Greqi planifikon të ofrojë më shumë mësime mjedisi në shkolla. Gjithashtu këtë javë: gjobat e mjedisit të Serbisë do të rriten gati 20 herë dhe BiH mbetet prapa në e-banking.
![]() Arsimi mjedisor në shkollat primare e sekondare do të jetë një përparësi. [Dosje] |
Ministria e arsimit e Greqisë njoftoi të enjten (3 janar) plane për t'i dhënë përparësi arsimit mjedisor në shkolla, në të cilin aktualisht marrin pjesë vetëm 15% e nxënësve. Në fund të shkollave të mesme, mësimet e mjedisit janë ofruar mbi një bazë vullnetare pas shkollës, ndërsa në shkollat primare dy orë në javë janë ndarë për këtë çështje.
***
Ministri i mjedisit i Serbisë Sasha Dragin tha në 28 dhjetor se ministria e tij ka hartuar një ligj të ri që do të rritë gjobat për ndotësit e mjedisit me gati 20 herë. Zyrtarët janë të bindur se do të ishte më e lirë për kompanitë industriale të blenë pajisje pastrimi dhe të përdorin teknologji që nuk dëmtojnë mjedisin se sa të paguajnë gjobat e rënda.
***
Bosnje dhe Herzegovina (BiH) ende mbetet pas fqinjëve të vet në e-banking, tha në një konferencë në Sarajevë muajin e shkuar, kreu i Byrosë së bankimit Elektronik të BiH (EBB) Seadeta Çeriç. Aktualisht, 16 banka janë anëtare të EBB dhe ofrojnë shërbime e-bankimi.
***
Rreth 70% e maqedonasve kanë telefona të lëvizshëm, ndërsa 75% kanë lidhje me linjë fikse, tha A1 TV në 28 dhjetor duke cituar të dhëna nga zyra kombëtare e statistikës. Vetëm 20% e popullsisë, ose 400,000 vetë përdorin internetin, por kjo është një rritje dramatike nga 30,000 përdorues në vitin 2000.
***
BirdLife e Qipros, një grup mbrojtës i zogjve njoftoi në një raport të fundit se rreth 500,000 zogj këngëtarë qenë vrarë në Qipro në 2007 megjithë një ndalim lokal ndaj kësaj praktike. Zogjtë, kryesisht trumcakë e gushkuqë përfundojnë në restaurantet lokale të skuqur apo të regjur si një specialitet i quajtur "ampelopulia".
(Burime të ndryshme – 31/12/07-07/01/08)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes