26/12/2007
Çuarja e të arratisurit për krime lufte Radovan Karaxhiç para drejtësisë do të ndihmojë pastrimin e rrugës së Bosnje dhe Herzegovinës drejt pranimit në BE dhe NATO, thanë në një thirrje të përbashkët një grup regjizorësh dhe artistësh. Gjithashtu këtë javë: këngëtari i vdekur maqedonas Tose Proeski cilësohet si njeriu i vitit i Kroacisë.
![]() Një grup filmabërësish të BiH duan të kapet Radovan Karaxhiç. [Getty Images] |
Një grup regjizorësh dhe artistësh të njohur nga Bosnje dhe Herzegovina lëshuan një thirrje të përbashkët ku kërkohet arrestimi i ish kreut serb boshnjak Radovan Karaxhiç, i cili është në arrati që nga padia e gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në Hagë, 12 vjet më parë. Nënshkruesit përfshijnë Danis Tanoviç, filmi i të cilit "Toka e askujt" fitoi një Oskar për filmin më të mirë të huaj në 2001 dhe Jasmila Zbaniç, e cila fitoi Ariun e Artë të Berlinit vitin e kaluar për filmin e saj "Grbavica"
***
Shkrimtarit turk me famë botërore Orhan Pamuk ju dha një doktoraturë nderi nga Universiteti Complutense i Madridit. Në fjalimin e tij të marrjes së çmimit, laureati i çmimit Nobel bëri thirrje për bashkimin e qytetërimeve, duke thënë se përpjekjet duhet të bëhen jo vetëm në nivelin politik por nëpërmjet të gjitha segmenteve të shoqërisë.
***
Patriarkati në Rumani mbajti anën e ambasadës iraniane në Bukuresht të premten (21 dhjetor) duke denoncuar romanin e Salman Ruzhdi "Vargjet satanike" i cili u përkthye së fundmi në rumanisht. Përkthimi doli në libraritë e Bukureshtit në 19 dhjetor në një edicion të kufizuar dhe u shit brenda disa orësh. Irani i kërkoi autoriteteve rumune ta ndalojnë librin. Duke shprehur "solidaritet me komunitetin musliman në Rumani", patriarkati po e dënon gjthashtu atë.
***
Këngëtari maqedonas Tose Proeski, i cili vdiq në një aksident me makinë në 16 tetor në Kroaci, është votuar si Njeriu i Vitit në këtë vend. Ai fitoi 48% të votave midis lexuesve të uebsajtit kroat të internetit Dnevnik.hr. Pjesëmarrësve u duhej të zgjidhnin ndërmjet nëntë kandidatëve për titullin.
***
Mundësja femër Stanka Zlateva u cilësua si sportistja numër një e Bullgarisë në një ceremoni të premten (21 dhjetor). Ajo fitoi nderimin e lartë për shkak të titujve të saj botërorë dhe evropianë. Çmimi vjetor shënoi 50 vjetorin e tij këtë vit.
***
UEFA cilësoi fituesin e Këpucës së Artë Davor Suker si futbollistin më të mirë të Kroacisë në 50 vitet e fundit. Suker shënoi gjashtë gola në kampionatin botëror të futbollit në Francë në 1998 ku Kroacia mori medaljen e bronxit.
(Burime të ndryshme -- 19/12/07-26/12/07)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes