Biznes: Johnson Controls hap një fabrikë për pjesë makinash në Maqedoni

14/12/2007

Një fabrikë e SHBA hapet pranë Shkupit. Gjithashtu në lajmet këtë javë: Stamboli është vendosur të bëhet një qëndër e ardhëshme financiare dhe një tubacion i ri gazi natyror do të ndërtohet në Kroaci.
photo

Fabrika e re e Johnson Controls u hap zyrtarisht në zonën e lirë ekonomike të Bunarxhikut në Maqedoni të mërkurën (12 dhjetor). [Tomislav Georgiev]

Bërësi i pjesëve të automobilëve i SHBA, Johnson Controls hapi një fabrikë në Maqedoni të mërkurën (12 dhjetor). Njësia, në zonën e lirë ekonomike Bunarxhik, pranë Shkupit, do të punësojë fillimisht 150 vetë dhe do të prodhojë pjesë makinash për t'u shitur në tregjet gjermane e franceze.

***

Stambolli do të bëhet një qendër ndërkombëtare financiare me investime të planifikuara prej 2 miliard $ në tre vitet e ardhëshme, tha të martën (11 dhjetor) kreu i bordit drejtues të Shoqatës Turke të Bankave, Ersin Ozinçe. Investimi është stadi i parë i një programi të zbatuar me ndihmën e bankave turke dhe në bashkëpunim me FMN.

***

Investitorët vunë më tepër se 1.5 miliard euro në porosi abonimi si pjesë e Ofertës Fillestare Publike (IPO) të Transgaz Medias të Rumanisë, sipas të dhënave të botuara të hënën (10 dhjetor). IPO u bë abonimi më i madh në historinë Bursës së Bukureshtit me një ofertë 23.5 herë më tepër se vlera fillestare e abonimit.

***

EBRD njoftoi të hënën (10 dhjetor) se do t'i huajë 4 milion euro OJQ-së Programi i Ndërmarrjeve të Kosovës për të financuar ndërmarrjet e vogla e të mesme. Projekti do të ndihmojë financën e sipërmarrësve lokalë ose të zgjerojë bizneset ekzistuese.

***

Operatori kroat i tubacionit, Janaf ka ndërmend të investojë një total prej 15 milion euro në një tubacion të ri gazi natyror në 2009, që do të shmangë tubacionin aktual pranë Krcki Most. Projekti është nisur midis shqetësimeve më rritje për sigurinë dhe mjedisin.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

EBRD njoftoi planet e saj për të investuar më tepër se 20 milion euro në 2008 në projektet e energjisë dhe infrastrukturës dhe në sektorin privat në Shqipëri. Banka do të financojë një efektshmëri të re energjitike që ka për qëllim kufizimin e humbjeve në sistemin shpërndarës elektrik.

***

Fluturuesi serb Jat Airways dhe Montenegro Airlines e Malit të Zi ranë dakord të bashkëpunojnë në kuadrin e Marrëveshjes së Qiejve të Hapur. Marrëveshja lejon të gjitha linjat ajrore të udhëtojnë pa kufizim në të gjitha aeroportet në BE për aq sa fluturimet të jenë njoftuar përpara në kohë.

(Burime të ndryshme – 07/12/07-14/12/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment