10/12/2007
Ekspertët grekë gjetën se dieta mesdhetare parandalon kancerin. Gjithashtu në lajme: Universiteti shtetëror i Shkupit hap një degë në Dubai dhe Shqipëria e Italia nënshkruajnë një marëveshje bashkëpunimi.
![]() [Getty Images] |
Ekspertët grekë gjetën se ushqimi mesdhetar është një nga arsyet që normat e kancerit të prostatit midis murgjve në manastirin e Malit të Shenjtë në Athos të Greqisë janë 4.5 herë më të ulta se mesatarja botërore. Dieta e murgjve përbëhet nga vaji i ullirit dhe konsumi i pakët i ushqimit shtazor, por i lartë në peshk, zarzavate dhe fruta.
***
Universiteti shtetëror i Shkupit, Shënjtët Ciril dhe Methodius, ka hapur degën e vet të parë jashtë vendit. Dega nisi punën në 1 dhjetor në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
***
***
Ministri i arsimit i Shqipërisë Genc Pollo dhe ambasadori italian në Tiranë, Saba D'Elia nënshkruan programin e tretë të ndërsjelltë ekzekutiv për bashkëpunimin shkencor e teknologjik, të hënën (3 dhjetor). Sipas programit, Italia do të sigurojë 400 milion euro për projektet dhe veprimtaritë e kërkimit shkencor në Shqipëri.
***
Akademiku Georgi Stardelov, 77 vjeç, u zgjodh presidenti i ri i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Maqedonisë, të hënën (3 dhjetor). Stardelov është drejtuesi i tetë i akademisë dhe do të zëvendësojë Cvetan Grozdanov.
***
USAID dhe qeveria norvegjeze njoftuan të enjten (6 dhjetor) se ato do të financojnë një program tre-vjeçar për të rritur përdorimin e teknologjive të informacionit e komunikimit në ndërmarrjet e vogla e të mesme në Bosnje dhe Herzegovinë. Fondi total i projektit do të jetë 3.4 milion euro dhe do të synojë kryesisht kompanitë nga sektorët bujqësorë, pylltarisë dhe turizmit.
***
Numri i përdoruesve të internetit në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) është rritur nga 21% në 2006 në 29% në 2007, sipas një sondazhi nga GfK BiH që u botua në 30 nëntor. Numri i familjeve që janë lidhur me internet është rritur gjithashtu në 23% nga 14% një vit më parë.
(Burime të ndryshme – 03/12/07-10/12/07)