03/12/2007
Mali i Zi dhe Kroacia kryesojnë në përdorimin rajonal të internetit. Gjithashtu në të rejat e kësaj jave: një panair telekomunikacioni fillon në Tiranë dhe Intel hap zyra në Beograd.
![]() Niveli mesatar i aksesit të internetit në vendet evropiane është rreth 41.7%. [Dosje] |
Rreth 40% e malazezëve përdorin internetin, njoftoi të martën (27 nëntor) uebsajti Internet World. Sajti tha se njëç në tre vetë në Kroaci përdorin interneti, krahasuar me një në pesë vetë në Bosnje dhe Herzegovinë. Në Shqipëri, 15.3% kanë akses interneti, ndërsa në Serbi internetin e përdorin 13.9%.
***
Qeveria e Maqedonisë njoftoi të dielën (25 nëntor) se po jep 500 bursa për 125 studentët më të mirë të IT në vend gjatë katër viteve të ardhshëm. Bursat janë pjesë e projektit "Maqedonia , vendi i specialistëve të kompjuterit".
***
Panairi i 14 ndërkombëtar Klik Ekspoklik u hap në Tiranë të hënën (26 nëntor). Ekspozita që zgjat një javë shfaq zhvillimet më të fundit të telekomunikacionit të më shumë se 800 kompanive shqiptare dhe të huaja.
***
Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) ka dhënë 35,000 euro për të mbështetur 11 projekte novacionesh këtë vit, tha të martën (27 nëntor) ministria e ekonomisë e FBiH. Qeveria ka në plan të rritë mbështetjen për novacionet në 2008.
***
Shkenëctarët nga Turqia, SHBA dhe Japonia kanë zhvilluar një metodë të re për gjenerimin e rrezatimit të bandës terraherz me ndihmën e supekonduktorëve të temperaturave të larta. Metoda për gjenerimin e valëve T, propozuar nga shkencëtarët, është bazuar në efektin Xhozefson.
***
Kroacia është një nga nëntë vendet në botë që prodhon vaksinat e gripit. Prodhimi është në proces në Qendrën Imunologjike të Zagrebit, që do të bëjë këtë dimër 80% të vaksinave në vend.
***
Kryesuesi botëror në prodhimin e mikroprocesorëve, Intel, hapi zyrë rajonale në Beograd të martën (27 nëntor). Zyra e re do të administrojë veprimtaritë e komapnisë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Herzegovinë, Mali i Zi dhe Shqipëri.
(Burime të ndryshme – 26/11/07-03/12/07)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes