12/11/2007
Gjetje të rëndësishme janë zbuluar në një vend në krahinën Bitlis. Gjithashtu këtë javë: një raport i ri thotë se gati 80% e softuereve në tregun serb janë të paligjshme.
![]() Gjetje të rëndësishme arkeologjike u zbuluan këtë vit në krahinën lindore të Anatolisë, Bitlis. [AFP] |
Një grup arkeologësh turq do të vazhdojë gërmimet në krahinën anatoliane Bitlis, tha të martën (6 nëntor) kreu i ekipit Kadir Pektash. Këtë vit atje janë gërmuar gjetje të rëndësishme duke përfshirë një numër monedhash, pjesë qeramike dhe rrathë zbukurimi.
***
Një raport i Business Software Alliance (BSA) të martën (6 nëntor) tha se 78% e të gjithë softuerëve në tregun serb janë të paligjshme. Sipas BSA, një shoqatë që lufton piraterinë kompjuterike, Serbia ka normën më të lartë të piraterisë në Evropën Qendrore e Lindore. Vetëm 41.8% e shpërndarësve të kompjuterave ofrojnë softuere origjinale, ndërsa 57% nuk informojnë blerësit për gjobat e mundshme ligjore.
***
Panairi i dhjetë ndërkombëtar i ushqimit organik, Eco Festival 2007 u zhvillua në Athinë, nga e enjtja (8 nëntor) deri të dielën. Morën pjesë më tepër se 170 organizata dhe kompani mjedisore, duke përfshirë firma që punojnë në burimet e energjisë së ripërtëritshme.
***
Një projekt ekologjik mbi mbledhjen e mbeturinave plastike u bë të enjten (8 nëntor) në Gostivar, Maqedoni. Projekti u zbatua me mbështetjen e USAID dhe kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të rëndësisë së riciklimit të mbetjeve plastike.
***
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë kremtoi 40 vjetorin e saj të enjten (8 nëntor). Veprimtaritë jubilare përfshinë 200 takime shkencore dhe projekte bashkëpunimi të ndërsjelltë me më tepër se 25 akademi kombëtare.
***
Microsoft Bosnje dhe Herzegovina (BiH) njoftoi të enjten (8 nëntor) hapjen e një qendre të re në vend me mbështetje teknike më efektive e më të shpejtë të klientëve në të tre gjuhët e BiH. Microsoft BiH gjithashtu njoftoi se versioni lokal i prodhimeve të tij të fundit, Windows Vista dhe Office 2007, do të qenë në dispozicion deri nga fundi i vitit.
***
Ekspozita e 32-të vjetore e novacioneve, Inova, u hap të mërkurën (7 nëntor) në Zagreb. Veprimtaria ka paraqitur novacionet më të suksesshme kroate që nga viti 1971. Ekspozita do të shoqërohet nga një panair i multimedias i titulluar "Lavdëruar me vështrim të parë".
(Burime të ndryshme – 05/11/07-12/11/07)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes