Biznes: JAT Airways e Serbisë do të nisë fluturimet e rregullta në BiH

09/11/2007

JAT Airways do të fluturojë nga Beogradi në Banja Luka tre herë në javë, me një fluturim të katërt që do të shtohet në dhjetor. Gjithashtu këtë javë: Greqia e Turqia kanë në plan të nisin një tubacion të gazit natyror që lidh Azinë me Evropën.
photo

[Dosje]

Fluturuesi kombëtar i Serbisë, JAT Airways, ka njoftuar fluturimet e rregullta nga Beogradi në Banja Luka, duke nisur nga e premtja (9 nëntor). Ministri serb pa portofol, Dragan Gjilas, dhe ministri i transportit i Republika Srpska Nedeljko Çubriloviç thanë se ata shpresonin se rruga e re do të rriste bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe BiH.

***

Greqia dhe Turqia kanë në plan të nisin një tubacion 285 km të gjatë në 18 nëntor, duke sjellë gazin nga Azerbaixhani në Evropë. Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij grek Kostas Karamanlis do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.

***

Grupi i shitjeve Carrefour ka në plan të ndërtojë 20 supermarkete në Bullgari deri nga fundi i vitit 2014. Në Sofje, kompania do të investojë rreth 200 milion euro në ndërtimin e komplekseve me përdorim të ndryshëm, duke përfshirë zona komerciale, zyra biznesi dhe vende zbavitjeje.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një panair ndërkombëtar i turizmit dhe furnizimit me ushqime u hap në Porec, Kroaci, të mërkurën (7 nëntor). Ekspozita Promohotel 2007 mbledh së bashku rreth 150 punonjës të turizmit dhe të pajisjeve të furnizimit me ushqime si edhe prodhues mobiljesh dhe objekte modelesh veshjesh të brendshme nga Kroacia, Italia, Sllovenia, Hungaria, Gjermania, Austria dhe Serbia.

***

Federata e Bosnje dhe Herzegovinës dhe Republika Srpska njoftuan një plan për të investuar 40 milion euro në ndërtimin e një hidrocentrali të ri. Njësia do të ketë një kapacitet prej 40 megavat.

(Burime të ndryshme – 02/11/07-09/11/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment