Shkencë dhe Teknologji: Bullgaria, Austria dhe Rumania firmosin memorandumin mbi bashkëpunimin shkencor

03/09/2007

Tre anëtarët e BE-së firmosën një marrëveshje mbi rritjen e bashkëpunimit. Po ashtu këtë javë: arkeologët grekë zbuluan një kalim të lashtë dhe një kompani e Banja Lukës filloi ndërtimin e një fabrike biodiezel.
photo

Bashkëpunim më i madh në kërkim shkencor është i parashikuar në kuadrin e një memorandumi tripalësh të firmosur nga Austria, Bullgaria dhe Rumania. [Getty Images]

Ministri bullgar i arsimit dhe shkencës Daniel Vulçev firmosi një memorandum tripalësh në kërkimin dhe bashkëpunimin shkencor me Austrinë dhe Rumaninë. Marrëveshja e parë e këtij lloji midis shteteve anëtare të BE-së, u firmos në një konferencë teknologjie në Austri.

***

Maqedonia ka ulur TVSH në pajisjet kompjuterike, softuerët dhe kolektorët diellorë nga 18% në 5%. Sipas kryeministrit Nikola Gruevski, qeveria ishte në gjendje ta bënte atë, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë ekonomike të vendit.

***

Arkeologët në Greqi kanë gjetur një korridor sekret nëntokësor që të çon në fortesën prehistorike të Mideas. Ata besojnë se kalimi i cili daton nga shekulli i 13 PK, është përdorur për të furnizuar vendqëndrimin me ujë në kohërat e rrezikut. Vetëm tre korridore të këtij lloji të kohës së Bronxit janë zbuluar deri tani.

***

Gratë shqiptare do të jenë në gjendje të kryejnë ekzaminime falas të kancerit në gji në të gjitha qendrat spitalore të Tiranës dhe në katër qytete të tjera të mëdha duke filluar nga ky muaj. Kjo iniciativë financohet nga qeveria italiane si pjesë e iniciativës Interreg III të KE-së.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri kroat i kulturës Bozo Biskupiç dhe ministri i mbrojtjes Berislav Ronçeviç firmosën të martën (29 gusht) një marrëveshje që do të mundësojë ministrinë e kulturës të përdorë anijet e ushtrisë me qëllim arkelogjinë nënujore. Marrëveshja do të rrisë kërkimin dhe stërvitjen, do të lehtësojë punën për restaurimin nënujor dhe do të bëjë të mundur kërkimin më në thellësi në burimet e mbrojtura natyrore të Adriatikut, u shpreh Biskupiç.

***

Kompania me qendër në Banja Luka Sistem Ekologika u shpreh të hënën (27 gusht) se ka filluar ndërtimin e një fabrike biodiezel. Projekti do të kushtojë 7.5 milion euro dhe do ti lejojë kompanisë të prodhojë çdo ditë 60 ton biodiezel për tregun vendas në Bosnje-Hercegovinë.

(Burime të ndryshme -- 27/08/07-03/09/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment