20/08/2007
Shkencëtarë nga 8 vende zhvilluan një studim mbi lumin të dytë më të madh të Evropës. Po ashtu këtë javë: Maqedonia njofton një rritje të HIV/AIDS dhe seizmologët turq parashikojnë një mundësi të rënies së tërmeteve në zonën e Stambollit.
![]() Danubi. [Getty Images] |
Një ekip shkencëtarësh evropianë zhvilloi një ekspeditë gjashtë-ditore për të studiuar Lumin e Danubit, duke filluar të martën (14 gusht). Merrnin pjesë tetëmbëdhjetë shkencëtarë nga tetë vende. Fokusi ishte vlerësimi i cilësisë së ujit të lumit.
***
Numri i viktimave të AIDS po rritet në Maqedoni, sipas koordinatorit kombëtar të vendit për përpjekjet e luftimit të sëmundjes, Vesna Velik Steafnovska. Ajo tha se ishin gjithsej 101 njerëz me HIV ose AIDS në vend në qershor të 2007. Mbi dy të tretat e tyre janë burra dhe dy të tretat janë në moshën midis 20 dhe 30 vjeç.
***
Tërmete që arrijnë 7 deri në 7.5 në shkallën Richter mund të godasin rajonin e Stambollit nga viti 2029, sipas shkencëtarëve të Universitetit të Bosporus. Ata llogarisin se shanset e një tërmeti të rëndë në këtë zonë janë 65%.
***
Një fond prej 140,400 eurosh është krijuar për të financuar dhe promovuar shkëmbimet profesionale midis shkencëtarëve kroatë brenda dhe jashtë vendit. Iniciativa u krijua nga ministria e shkencës dhe arsimit në vend.
***
Gjithsej 42 HEC-e të vegjël do të ndërtohen mbi lumenjtë Shkumbin dhe Devoll në Elbasan në Shqipërinë qëndrore nëpërmjet iniciativave private. Ata priten të dyfishojnë furnizimin me energji elektrike të rajonit dhe të lehtësojnë krizën kronike energjitike në Shqipëri.
***
Rumania ka blerë 25 makina të pajisura posaçërisht që do ti lejojnë policisë vendase të zbulojnë përdorimin e drogës nga shoferët. Blerja kushtoi 1.2 milion euro me fonde të siguruara nga Komisioni Evropian dhe qeveria rumune.
(Burime të ndryshme - 13/08/07-20/08/07)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes