14/08/2007
BE ka në plan të nënshkruajë marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor pas takimit të Këshillit për Drejtësinë, Liritë dhe Sigurimin, muajin tjetër.
![]() Lehtësimi i vizave dhe marrëveshjet e ripranimit do të thonë mundësi më të mëdha udhëtimi për njerëzit në Ballkanin Perëndimor. [Getty Images] |
Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin të nënshkruajnë marrëveshjet e ripranimit e të lehtësimit të vizave me BE në shtator, sipas ambasadorit të Malit të Zi në Bruksel, Slavica Milaçiç. Ai tha se blloku do që të nënshkruajë marrëveshjet pas Këshillit për Drejtësi, Liri e Siguri që takohet në 18 shtator. Marrëveshjet, tha ai, do të shënojnë një piketë në rrugën drejt ngritjes së një regjimi duty-free midis vendeve në rajon dhe BE.
***
Ish ministri i jashtëm kroat Frane Vinko Golem vdiq të dielën (12 gusht) pas një lëngimi të gjatë. Anëtar i partisë qeverisëse Bashkimi Demokratik Kroat, ai shërbeu siu kryediplomati i vendit të tij në 1990 dhe 1991. Ai ishte një përfaqësues i akredituar kroat në Uashington dhe qytetar nderi i Los Angelesit.
***
Një delegacion polak i kryesuar nga ministri i mbrojtjes Aleksander Szczyglo, bëri një vizitë në ministrinë e mbrojtjes të Bosnje dhe Herzegovinës. Delegacioni u prit nga ndihmës ministri i mbrojtjes së vendit Igor Crnadak si edhe nga zyrtarë të tjerë.
***
Ministria e jashtme e Serbisë kritikoi presidentin shqiptar Bamir Topi për mbështetjen e tij të pavarësisë së Kosovës, duke i quajtur deklarimet e tij "të papranueshme". Topi u takua me presidentin vizitues kosovar Fatmir Sejdiu javën e shkuar dhe tha se Prishtina dhe Tirana kanë qëndrime të njëjta mbi të ardhmen e krahinës . "Të tilla deklarime qenë arsyeja për nivelin e ulët të marrëdhënieve" midis Shqipërisë dhe Serbisë, i tha ministria në një telegram Topit.
***
Departamenti i shtetit i SHBA i kërkoi Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë me Grupin e Kontaktit gjatë raundit të ri të bisedimeve mbi statusin e Kosovës. "Kjo është një çështje e komplikuar...që sjell emocione të forta nga të dy palët," tha zëdhënësi Tom Casey. Ai përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e mbikqyrur, siç u propozua nga ish i dërguari i OKB-së Marti Ahtisaari, si zgjidhja më e mirë për Kosovën.
***
Ambasadori jo-rezident i Izraelit në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Amira Arnon, u takua me kryeministrin e Republika Srpska Milorad Dodik të premten (10 gusht). Kjo ishte vizita e parë e Amon në vend. Dodik e informoi ambasadorin mbi situatën politike në BiH, procesin e reformës kushtetuese, ofertën e vendit për integrimin në BE dhe rregullimin e planifikuar të policisë. Të dy ata diskutuan gjithashtu mundësitë për bashkëpunimin ekonomik midis BiH dhe Izraelit.
(Burime të ndryshme – 07/08/07-14/08/07)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes