02/07/2007
Një shkencëtar kroat dhe ekipi i tij ka bërë një hap në zhvillimin e ilaçeve energjike kundër kancerit. Gjithashtu në shkencë dhe teknologji këtë javë: zhvillohet në Bullgari një konferencë ndërkombëtare e-mjekësore.
![]() Shkencëtari kroat Ivan Gjikiç. [AFP] |
Shkencëtari kroat me bazë në Gjermani Ivan Gjikiç dhe një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar reagimin mbrojtës të qelizave njerëzore kundër baktereve në kërkimin e kancerit, raportoi HRT kroate. Zbulimi u bë pasi Gjikiç dhe ekipi studjoi sjelljen e proteinave në qelizat njerëzore dhe reagimin e tyre ndaj infeksioneve kronike.
***
Konferenca e tetë ndërkombëtare "Bazat mësimore të kompjuterit në shkencë" nisi në Institutin e Arsimit Teknologjik në Kretë, Greqi, të shtunën (30 qershor) dhe do të zhvillohet deri të premten. Pjesëmarrësit do të dikutojnë nxitjen e mjediseve novatore të mësimit në komunitetin shkencor.
***
Konferenca e katërt ndërkombëtare mbi e-shëndetësinë, "Zbatimi i Standardeve në eShëndetësi" u zhvillua në Sofje të enjten (26 qershor). Forumi u organizua nga Fondacioni i eShëndetësisë i Bullgarisë, ministria e kujdesit shëndetësor, ministria e administratës shtetërore dhe Agjensia Shtetërore për IT dhe Komunikacionet. Veprimtaria tërhoqi ekspertë nga Austria, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Rumania dhe Turqia.
***
Microsoft Croatia dhe Shoqata për nxitjen e edukimit të IT do të organizojë kurse pa pagesë të trainimit me kompjuter për të papunët në pesë qarqe kroate në korrik. Kurset do të mbahen si pjesë e një projekti të titulluar "Ditë të Reja për Punësimin" dhe do të realizohen së bashku me Byronë Kroate të Punësimit.
***
Banka Kombëtare e Kursimit (CEC) e Rumanisë nënshkroi një marrëveshje me Ascenta, një ofrues lokal i konsultimit IT dhe zgjidhjeve të softuerëve, mbi marrëdhëniet e klientëve të CEC jashtë vendit dhe shërbimet ndihmëse të IT. CEC dhe Ascenta ranë gjithashtu dakord për bashkëpunimin në telemarketim dhe shërbimet e e-mail.
***
Instituti i Matematikës i Akademisë së Shkencave dhe Arteve (SANU) të Serbisë dhe IBM Serbia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi pesë-vjeçare javën e shkuar. Sipas marrëveshjes, SANU do të jetë në gjendje të futë programet arsimore IT, bazuar në metodologjitë e IBM, prodhimet dhe zgjidhjet.
***
Gjashtë qendra për fëmijë me pamundësi fizike në Maqedoni morën kompjutera dhe lidhje interneti pa pagesë në kuadrin e një projekti nga ofruesi i internetit On.net dhe OJQ Dritaret e Hapura. Projekti është pjesë e strategjisë evropiane të e-përfshirjes, që ka për qëllim nxitjen e rolit të Terknologjisë së Komunikimit të Informacionit në ndihmën dhe përmirësimin e jetës së përditëshme të të pamundurve.
Burime të ndryshme – 25/06/07-02/07/07)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes