Shkencë dhe teknologji: Kroacia investon në energjinë e erës

16/04/2007

Kroacia po eksploron përdorimin e burimeve të përtëritshme të energjisë. Gjithashtu në të rejat shkencore: ekspertët nga 40 vende mblidhen në Stamboll për të diskutuar ndikimin e ngrohjes globale.
photo

Një park energjie ere është planifikuar për Splitin, Kroaci. [Getty Images]

Turbina e parë gjeneruese e erës do të nisë së shpejti në qarkun Split-Dalmaci të Kroacisë, duke bërë të mundur prodhimin e energisë elektrike nga burime të përtëritshme. Kjo është pjesë e një nisme më të madhe që ka për qëllim ngritjen e një parku energjie të erës në Split. Elektriciteti i prodhuar nga ky kompleks pritet të mbulojë konsumin vjetor të rreth 8,000 familjeve në rajon.

***

Një konferencë rajonale mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit do të bëhet në Sofje midis 26 dhe 27 prill. Ngjarja është bashkëorganizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjensia Shtetërore Bullgare për IT dhe Komunikacionin.

***

Një pajisje moderne mikrobiologjike me vlerë mbi 500,000 euro u instalua dhe nisi funksionimin në Institutin e Shëndetit Publik të Podgoricës. Sipas kreut të institutit, Boban Mugosha, përdorimi i teknologjisë së përparuar do të lejojë diagnostikimin e shpejtë e të saktë të HIV, Hepatitit B dhe C dhe sëmundjeve të tjera.

***

Uorkshopi i tretë Ndërkombëtar i Kardiologjisë u zhvillua në Beograd midis 11 dhe 14 prillit duke mbledhur mbi 400 kardiologë nga e gjithë bota. Në lidhje me veprimtarinë, ekspertë të tillë të njohur në botë si Antonio Kolombo i Italisë dhe Karlo di Mario i Britanisë së Madhe kryen kirurgji në spitalet lokale duke trajtuar 40 pacientë.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Princi Albert II i Monakos hapi kongresin e 38-të të Komisionit Shkencor Mesdhetar në 9 prill në Stamboll. Më tepër se 1,000 shkencëtarë nga 40 vende morën pjesë në kongresin i cili u përqëndrua në ngrohjen globale në botën e detrave. Tema të posaçme të diskutuara përfshinë ndryshimin e klimës, ndotjen detare, tsunamin, industrinë e peshkut, transportin detar dhe përdorimin e ngushticave turke.

***

Rreth 45% e përdoruesve të internetit në Turqi, kanë akses në ueb nëpërmejt internet kafeve, sipas Jusuf Andiç, president i Shoqatës së Internet Kafeve. Ai tha se numri i përdoruesve të internetit në vend ka arritur në 15 milion ndërsa ofruesit e internetit raportojnë 3.2 milion abonentë shtëpie. Rreth 18,000 internet kafe janë në veprim anembanë vendit.

(Burime të ndryshme – 09/04/07-16/04/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment