Kulturë dhe sporte: regjisori ballkanas përfundon dokumentarin mbi Maradonën

21/03/2007

Dokumentari i ri i regjisorit Emir Kushturica rreth futbollistit të madh argjentinas Diego Maradona pret premierën e vet. Gjithashtu këtë javë: një boksier shqiptar kosovar fiton titullin ndërkontinental.

photo

Diego Maradona dhe Emir Kushturica në festivalin e filmit të Kanës. [Getty Images]

Regjisori i njohur ballkanas Emir Kushturica thotë se ka përfunduar filmimin e një dokumentari mbi legjendën e futbollit argjentinas Diego Maradona. Filmi, i titulluar "Kujto Fioriton" u xhirua në vende në Buenos Aires, Dubai, Serbi dhe Itali.

***

Mbi 300 muzikantë nga 45 vende do të marrin pjesë në edicionin e 14-të të EUROPAfest që do të bëhet në Bukuresht nga 7 në 13 maj. Ai përfshin konkurrime xhazi dhe violine si edhe koncerte. Forumi i xhazit do të jetë veprimtaria e parë ndërkombëtare e llojit të vet mbajtur në Rumani.

***

Edicioni i dhjetë i festivalit të filmit të Shkupit u hap në 17 mars në kryeqytetin maqedonas me një premierë nga "Marie Antuaneta" e Sofia Kopolës. Do të shfaqen më tepër se 100 filma, dokumentarë e filma vizatimorë, me 16 prej tyre që do të konkurrojnë në programin kryesor. Po mbahen tre miniforume të quajtur: Filmi i ri i pavarur amerikan, Anima-fest dhe Vështrim frankofonik.

***

"Delir për dy", një prodhim i kompanisë tetarore maqedonase Qendër, fitoi Çmimin e Madh në festivalin e gjashtë ndërkombëtar Slavija të teatrit, në Beograd. Pjesa, me regji të Dejan Projkovskit debutoi në një skenë të huaj vetëm tre muaj pas premierës në atdhe. Në festivalin që përfshinte gjithashtu paraqitje portretësh artistësh, ekspozita e koncerte, morën pjesë kompani teatrore nga Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Rusia dhe Serbia.

***

Boksieri Luan Krasniqi me origjinë nga Kosova po që banon në Gjermani, fitoi titullin e kampionit ndërkontinental të peshës së rëndë në Shtutgart. Ai mundi Brajan Minto të Shteteve të Bashkuara.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një ekspozitë e titulluar "Prirje avangardiste në artin kroat" u hap në galerinë Klovicevi Dvori në Zagreb në 16 mars, duke shënuar 25 vjetorin e institucionit. Ekspozita paraqet piktura, arkitekturë, dizenjo, fotografi, letërsi, teatër e kinematografi avangardiste. Ajo do të jetë e hapur deri në 6 maj.

***

Një ekspozitë kushtuar punës së skulptorit grek të shekullit të 4, Praksiteli, është në shfaqje në muzeun e Luvrit në Paris. Ajo u hap zyrtarisht në 19 marsgjatë vizitës sëp ministrit grek të kulturës George Vulgarakis në kryeqytetin frëng. Ekspozita do të vazhdojë deri në 6 qershor.

(Burime të ndryshme – 14/03/07-21/03/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment