Shkencë dhe teknologji: Greqia do të furnizojë nxënësit me laptopë

12/02/2007

Rreth 20,000 kompjuter laptopë do të do të shpërndahen në shkollat e ciklit të parë dhe të mesme në kuadrin e një projekti të ri të ri. Gjithashtu këtë javë: shkencëtarët rumunë planifikojnë një mision në Afrikë dhe Shqipëria pret një konferencë mbi taleseminë.
photo

[Getty Images]

Ministria e arsimit e Greqisë njoftoi se do të mbajë tendera në muajt e ardhshëm për të furnizuar shkollat me PC. Ministria ka në plan të shpërndajë 20,000 laptopë për nxënësit në klasat e gjashta të shkollave primare dhe vitin e dytë të shkollës së mesme.

***

Njësia energjitike kroate HEP ka nxjerrë një paisje të re biznesi që punon me biodizel. Qëllimi është të ndihmohet ulja e emetimit të CO2 nga termocentralet e HEP dhe të rritet prodhimi i energjisë me burime të rinovueshme.

***

Firma e kërkimit IDC ka renditur zhvilluesin e softuerit rumun BitDefender si shitësin më me rritje më të shpejtë të antivirusit. Sipas firmës, të ardhurat botërore të softuerit antivirus të BitDefender u rritën 123.7% midis 2004 dhe 2005, një rritje më e shpejtë se e çdo shitësi tjetër në tregun global. Rritja e të ardhurave botërore të korporatës antivirus midis 2004 dhe 2005 kryesonte listën me 73%.

***

Shoqëria e Eksplorimit Oqeanografik dhe Mbrojtjes së Mjedisit Detar rumun do të nisë ekspeditën e parë shkencore rumune për të përshkruar Afrikën nga veriu në jugë, nga nëntori në prill 2008. Misioni, pjesë e një programi të gjerë të quajtur Transafrica, kërkon të studjojë ndikimin e ndryshimeve klimatike në biodiversitet.

***

Turqia do të nisë një projekt të Shkencës së Bukur në 19 shkurt me qëllim zbulimin e talenteve të rinj midis kërkuesve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve. Konkurimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti në kanalin e stacionit televiziv turk D.

***

Specialistët shqiptarë dhe të huaj u mblodhën në Tiranë në 1 shkurt për një konferencë mbi trajtimin dhe parandalimin e talasemisë. Diskutimi është pjesë e një strategjie tre-fazëshe të qeverisë për të luftuar sëmundjen.

***

Shkencëtarët dhe ekspertët nga Kroacia, Italia dhe Mali i Zi ndoqën konferencën rajonale "teknologjitë në Mjedis" mbajtur nga 6 deri në 8 shkurt në Milocer. Veprimtaria, e bashkëorganizuar nga qeveritë malazeze e kroate u mbajt në kuadrin e ERa-Net të Evropës Juglindore, një projekt rrjeti që ka për qëllin lidhjen e veprimtarive kërkimore brenda programeve ekzistuese kombëtare, të ndërsjellta dhe rajonale.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

HERMES Softlab, një ofrues me bazë në Slloveni i zgjidhjeve të IT dhe softuereve inxhinierike, tha se po hap një degë të dytë që do të vendoset në Banja Luka, Bosnje dhe Herzegovinë. Masa është në përputhje me planet e kompanisë për zgjerimnë rajonin adriatik.

***

Firma bullgare Fadata, e cila siguron softuere dhe zgjidhje për industrinë e sigurimeve, ka në plan të ngrejë një qendër mbështetëse klientësh në Sofje. Njësia pritet të krijojë 100-120 vende pune të reja. Njoftimi i qendrës u përputh me fillimin e prodhimit të sistemit të integruar të informacionit të Fadata në tregun serb.

(Burime të ndryshme -- 05/02/07-12/02/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment