31/10/2006
Meglena Kuneva është vendosur të bëhet anëtarja e parë bullgare e Komisionit Evropian. Gjithashtu në diplomaci: I dërguari i SHBA Frank Visner viziton Kosovën dhe Stipe Mesiç i Kroacisë hap një zyrë konsullore në Bitola, Maqedoni.
![]() Meglena Kuneva e Bullgarisë. [Getty Images] |
Ministrja bullgare e çështjeve evropiane Meglena Kuneva është përzgjedhur të përfaqësojë vendin e saj në Komisionin Evropian (KE). Gjatë takimeve në Bruksel me presidentin e KE Hoze Manuel Barroso dhe zyrtarë të tjerë, Kunevës ju kërkua të marrë portofolin e ri të Komisionit për mbrojtjen e konsumatorit. Parlamenti Evropian duket se ka gjasa ta miratojë pa vështirësi Kunevën në fund të muajit të ardhshëm.
***
Rumania tërhoqi të propozuarin e saj të parë për në Komisionin Evropian, Varuzhan Vosganian pasi BE ngriti shqetësime rreth lidhjeve të dyshuara me Sekuritate të kohës së Çausheskut. Zgjedhja e dytë, Leonard Orban u miratua shpejt dhe ai u caktua komisioner për shumëgjuhësinë.
***
Ambasada e SHBA në Sarajevë dhuroi më tepër se 90,000 $ për restaurimin e xhamisë Ferhadija në Banja Luka e cila u shkatërrua gjatë konfliktit të BiH dhe për kishën ortodokse serbe të Shën Nikollës në Trebinje. Paratë dolën nga Fondi i Ambasadorit të SHBA për Mbrojtjen e Kulturës.
***
Frank Visner, i dërguari i posaçëm për bisedimet e statusit të Kosovës, vizitoi Prishtinën për bisedime me krerët shqiptarë të Kosovës. Ai tha se një zgjidhje për Kosovën ishte "pranë" dhe se referendumi kushtetues në Serbi nuk do të kishte ndikim në procesin e kryesuar prej OKB-së.
***
Presidenti kroat Stipe Mesiç bëri një vizitë tre-ditore në Maqedoni. Ai mbajti bisedime me homologun e tij Branko Crvenkovski dhe hapi zyrtarisht një zyrë të konsullatës kroate në Bitola. Mesiç mbajti gjithashtu një takim jozyrtar në Shkup me Kryeministrin e Kosovës Agim Çeku.
***
Ministri maqedonas i Mbrojtjes Lazar Elenovski u takua me homologun e tij gjerman Franz Josef Jung në Berlin. Jung shprehu mbështetje për ofertat e Maqedonisë për në NATO dhe BE. Ministrat diskutuan gjithashtu reformat e mbrojtjes në vazhdim dhe pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurimit në Afganistan.
(Burime të ndryshme – 15/10/06-31/10/06)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes