Turqia dhe BE do të thyejnë bllokimin mbi Qipron

24/10/2006

Një propozim kompromisi qarkulluar nga Finlanda ishte në diskutim javën e shkuar. Gjithashtu në diplomaci: mandati i të dërguarit të OKB Marti Ahtisaari është shtyrë për arsye teknike dhe Këshilli i BE miraton pranimin e përcaktuar të Bullgarisë dhe Rumanisë.
photo

Ministri i jashtëm turk Abdullah Gul. [Getty Images]

Turqia dhe BE mbajtën bisedime mbi një propozim finlandez për t'i dhënë fund bllokimit rreth lejimit të anijeve dhe avionëve qipriotë në portet dhe aeroportet turke. propozimi thuhet se kërkon dhënien e lejimit të pjesshëm në portet turke në këmbim të hapjes së portit qipriot të Famagustës, të papërdorur që kur Turqia pushtoi Qipron veriore në 1974.

***

Presidenti rumun Traian Bashesku bëri një vizitë zyrtare në Indi. Ai i tha homologut të tij indian APJ Abdul Kalam se Bukureshti e sheh Indinë si një përparësi të politikës së saj të jashtme.

***

Mandati i të dërguarit të posaçëm të OKB, Marti Ahtisaari u shty deri në qershor 2007. Megjithatë, një zëdhënës i OKB tha se shtyrja është e një karakteri teknik dhe nuk tregon se bisedimet e Kosovës do të shtyhen më tej.

***

Ambasadori britanik në Maqedoni, Robert Çaterton Dikson, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se qeveria maqedonase duhej të përqëndrohej në zbatimin e reformave të kërkuara për integrimin në BE se sa në afatin e posaçëm kohor për hyrjen. Ai tha se britania mbështet zgjerimin e BE dhe se Maqedonia do të bëhet një vend i BE kur të mbushë kriteret e anëtarësimit.

***

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ftoi Erhard Bushek, koordinatorin e posaçëm të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore të këshillojë qeverinë mbi çështjet e pranimit në BE. Bushek e pranoi ofertën dhe tha se ai beson se Maqedonia mund të jetë historia e rradhës e suksesëshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE dhe nisjes së bisedimeve të pranimit të BE me Kroacinë.

***

Procesi i shqyrtimit të nivelit të harmonizimit të ligjeve kroate me ato të BE u kompletua. Komisioni Evropian do të bëjë tani rekomandimet për nisjen e bisedimeve për çdo kapitull. Zagrebi ka hapur dhe ka mbyllur përfundimisht negociatat mbi një kapitull.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Komandanti i KFOR gjeneral-lejtnant Roland Kather u takua me shefin e shtabit të ushtrisë malazeze gjeneral-kolonel Jovan Lakiçeviç, në Podgoricë, për të diskutuar çështje lidhur me bashkëpunimin e ndërsjelltë. Ky ishte takimi i tillë i parë qëkurse Podgorica deklaroi pavarësinë në maj.

***

Këshilli i BE miratoi pranimin e përcaktuar të Bullgarisë dhe Rumansë, siç rekomandohej në raportin më të fundit nga Komisioni Evropian (KE). Ministrat e jashtëm të bllokut shprehën gjithashtu mbështetje për planet për të mbikqyrur ecurinë e tyre në fusha të tilla si reforma gjyqësore dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

(Burime të ndryshme – 18/10/06-24/10/06)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment