Shkencë dhe teknologji: Bakteret e vetëringjallura riparojnë DNA-të e tyre

09/10/2006

Shkencëtarët kroatë qenë thelbi i grupit kërkimor që studjon aftësitë e pazakonshme të deinococcus radiodurans. Gjithashtu në shkencë dhe teknologji: Serbia nis një program të fertilizimit in vitro dhe Bukureshti pret Panairin e 32-të Teknik Ndërkombëtar.

photo

Deinococcus radiodurans. [Wikipedia]

Një ekip biologësh ndërkombëtarë tha se ka zbuluar se si një bakter që mund të ekzistojë në kushte ekstreme, është i aftë të rigjenerojë genomen e tij të dëmtuar e të mbijetojë. Katër shkencëtarë kroatë formonin thelbin e ekipit, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Nature. Deinococcus radiodurans, zbuluar 50 vjet më parë, mund të durojnë ekspozim tejet të lartë ndaj nxehtësisë së radiacionit jonizues. Kuptimi i kësaj mund të shpinte në zbulime rreth asaj se si të trajtohen sëmundjet njerëzore, zhvillimin e mjekimeve rigjeneruese dhe ripërtëritjen e qelizave të vdekura.

***

Ministria e shëndetit e Serbisë nisi një program të ri për fertilitetin in-vitro. Rreth 1,000 ndërhyrje të tilla do të kryhen çdo vit me financim nga buxheti i shtetit. 300 procedurat e para pritet të bëhen në qendrën e hapur së fundmi në Beograd deri në fund të këtij viti.

***

Kongresi i 15-të i Akdemisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venereologjisë u mbajt në ishullin grek të Rodosit nga 4 deri në 8 tetor. Mbi 14,000 specialistë nga e gjithë Evropa ndoqën veprimtarinë e cila u përqëndrua në arritjet më të fundit të fushës. Motoja e kongresit të këtij viti ishte:"Nga Hipokrati te dermatologjia moderne."

***

Rreth 600 specialistë morën pjesë në kongresin e 4-t të pediatërve malazezë e serbë, mbajtur në Beograd në 2 tetor. Të rejat e fundit dhe arritjet në 25 fusha, përfshirë gjenetikën, imunologjinë dhe kardiologjinë u paraqitën atje. Më vete, një simpozium i titulluar "Shqyrtimi i të sapolindurve për sëmundje të trashëgueshme të metabolizmit" u mbajt në fakultetin mjekësor në Podgoricë. Veprimtaria tërhoqi personel të shquar mjekësor nga Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një grup prej 30 profesorësh e studentësh gjermanë nga Univeristeti Trier Apër shkencat e aplikuara, udhëtuan në qarkun Rashinski të Serbisë për të eksploruar potencialin energjitik të rajonit. Projekti, një nismë e përbashkët e universitetit gjerman dhe gjashtë komunave në qarkun e Rashinskit, ka për qëllim të prodhojë një studim ekspertësh që vlerëson mundësinë për prodhimin energjisë elektrike në qark, pa dëmtuar ekologjinë, bazuar në biokarburantin, gazin dhe energjinë diellore.

***

Panairi i 32-të Teknik Ndërkombëtar u mbajt në Bukuresht nga 3 në 7 tetor. Mbi 951 kompani nga 25 vende morën pjesë në të. Në fjalën e tij të hapjes, presidenti Traian Bashesku u kërkoi kompanive rumune të investonin në gjendjen aktuale të paisjeve dhe teknologjisë duke i bërë ato të afta të mbijetonin nga tregu konkurues evropian pas hyrjes së vendit në BE në janar.

(Burime të ndryshme – 02/10/06 - 09/10/06)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di