Kulturë dhe sport: Boitor e Rumanisë është në krye në Miss Bota

04/10/2006

Shtatëmbëdhjetë vjeçarja doli e dyta pas Tatana Kuçarova të Republikës Çeke. Gjithashtu në kulturë e sport: bullgarët shpien në shtëpi tre medalje nga kampionati botëror i mundjes për të rritur në Guangzhou; Maqedonia pret festivalin e filmit Vëllezërit Manaki dhe në Mostar nis një teatër i ri i hapur.

photo

Ioana Valentina Boitor (majtas) fitoi vendin e dytë në konkurimin e Miss Bota në Varshavë. Tatana Kuçarova e Republikës Çeke ishte e para. [Getty Images]

Ioana Valentina Boitor e Rumanisë fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë Miss Bota 2006, mbajtur në Varshavë, Poloni. Nxënësja 17-vjeçare e shkollës së mesme përfundoi e dyta pas Tatana Kuçarovës nga Republika Çeke. Sabrina Husami e Australisë, 20 vjeç, doli e treta.

***

Bullgaria fitoi tre medalje, dy të arta e një bronxi, në kampionatin botëror të mundjes për të rritur, në Guangzhou, Kinë. Stanka Zlateva fitoi titullin e parë për Bullgarinë në mundjen për femra, duke mundur pesë herë kampionen japoneze Kioko Hamaguçi. Radoslav Velikov u bë kampion i botës në kategorinë e stilit të lirë ndërsa Kalojan Dinçev fitoi medaljen e bronxit në kategorinë greko-romake.

***

Filmi i regjizorit rumun Korneliu Porumboiu "12:08 në lindje të Bukureshtit" fitoi çmimin për filmin dhe skenarin më të mirë në festivalin e sivjetëm ndërkombëtar të filmit në Kopenhagen. Ky është nderimi i fundit ndërkombëtar për të parin film të gjatë artistik të Porumboiu, pas çmimeve nga festivalet e filmave të Kanës dhe Transilvanisë më parë këtë vit.

***

Kinematografi belg Stefan Fontein fitoi çmimin e madh Kamera e Artë 300 në festivalin ndërkombëtar të operatorëve të filmit "Vëllezërit Manaki", në Manastir, Maqedoni. Fontein u nderua për punën e tij në filmin "Rrahja që la mënjanë zemra ime". Çmimi Kamera e Argjendtë 300 ju dha Juri Klemenko të Rusisë për filmin "Ëndrra për hapësirë" ndërsa medalja e bronxit u fitua nga Kolja Brandt i Gjermanisë për "Mjaft i ashpër".

***

Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Viviane Lisbeth Ramos Puma e Venezuelës fitoi çmimin konkursit të bukurisë Miss Globi 2006 në Butrint, Shqipëri. Marian Karian Kabrera e Spanjës, 22 vjeç zuri vendin e dytë dhe Silvi Skënderaj e Shqipërisë, 17 vjeç, të tretin.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një teatër i ri i hapur në Mostar, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), teatri i hapur Skena e Gurtë, u përurua zyrtarisht javën e shkuar. Projektin e nisi një komitet lokal me financimin nga Bridges Boundaries International.

***

Një ekspozitë që paraqet arritjet më të mira të fotoreporterëve kroatë nga vitet e shkuara, u hap në galerinë Badrov në Zagreb. Veprimatrainë e organizoi Shoqata e Fotoreporterëve HND.

(Burime të ndryshme– 27/09/06 - 04/10/06)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment