Shkencë e teknologji: shkencëtarët shqipëtarë diskutojnë energjinë alternative

18/09/2006

Një konferencë në Tiranë përqëndrohet në rritjen e përdorimit të burimeve energjitike të rikthyeshme të tilla si hidrogjeni, era apo energjia diellore. Gjithashtu në shkencë dhe teknologji: UNESKO sponsorizon një forum mbi shkencën në Ballkan; një sondazh turk sheh mungesën e të rinjve në shkencë dhe Greqia njofton një plan për të nxitur bandën e gjerë anembanë Greqisë.

photo

Energjia e erës është një nga alternativat e burimeve energjitike të diskutuar nga shkencëtarët shqiptarë në një konferencë të fundit. [Getty Images]

Shkencëtarët shqiptarë u mblodhën në një konferencë në Tiranë për të konsideruar perspektivat e përdorimit të burimeve energjitike alternative të tilla si era, hidrogjeni, dielli, uji dhe biomasa. Forumi u organizua nga ministria e ekonomisë, tregtisë dhe e energjisë dhe instituti Co-PLAN për zhvillimin e Habitatit. Qëllimi ishte të hartoheshin politikat për mbështetjen e përdorimit të energjive të rikthyeshme. Pjesëmarrësit qenë dakord se në qoftë se vendi përdor në mënyrë të efektshme burimet e tij të rikthyeshme të energjisë nuk do të varej më nga importet e elektricitetit.

***

Një konferencë dy ditore ndërkombëtare e titulluar "Pse të investosh në shkencë në Evropën juglindore?" hapet në Ljubljanë, Slloveni në 28 shtator. Veprimtaria është bashkëorganizuar nga UNESKO dhe qeveritë sllovene dhe austriake.

***

Një studim nga Këshilli i Kërkimit Shkencor e Teknologjik të Turqisë (TUBITAK) gjeti se vetëm tre nga dhjetë të rinj turq kanë një interes të fortë në shkencë. Ndërsa të rinjtë janë të interesuar në dëgjimin e e zhvillimeve shkencore, ata nuk kanë gjasë të lexojnë artikuj shkencorë apo të marrin pjesë në diskutime rreth çështjeve shkencore, gjeti studimi. Rezultatet u bazuan në një sondazh me 1,033 vetë të moshave 15 deri 24 në 47 krahina, 97 rrethe dhe 68 qytete.

***

Simpoziumi i Dytë Ndërkombëtar i Ekologjistëve i Malit të Zi do të bëhet në qytetin e Kotorrit nga 20 në 25 shtator. Veprimtaria është bashkëorganizuar nga Byroja e Republikës së Malit të Zi për Mjedisin, Muzeu Shkencor dhe i Natyrës, Instituti i Biologjisë Detare dhe Qendra e Biodiversiteteve. Pritet të marrin pjesë mbi 300 shkencëtarë dhe ekspertë kryesues të ekologjisë nga 30 vende.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Qeveria greke tha se do të zbatojë një program 450 milion euro që ka për qëllim zgjerimin e depërtimit bandëgjerë të internetit në 7% të popullsisë greke deri në 2008. Midis gjërave të tjera, programi do të ngrejë rrjete bandëgjerë dhe pa tel në qindra lokalitete, duke lidhur gati 4,000 institucione publike anembanë vendit dhe të rritë aksesin bandëgjerë në zonat periferike të Greqisë.

***

Tre operatorë telekomi në Bosnia and Herzegovina (BiH): BH Telekom, HT Mobile Communications Mostar dhe Telekom Srpske, janë në listën e 100 kompanive më të suksesëshme të kompanive të BiH në një renditje nga e përjavshmja e biznesit të Sarajevës Poslovne novine. Renditja ishte kryer mbi bazën e fitimeve të realizuara dhe të ardhurave nga eksportet. Lista përfshinte gjithashtu fabrikën e aluminit me bazë në Mostar, njësitë energjitike Elektroprivreda BiH dhe Elektroprivreda RS, dhe prodhuesin e çelikut të Zenicës, Mittal Steel.

(Burime të ndryshme – 11/09/06 – 18/09/06)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment