25/07/2006
Kryeministri kroat Ivo Sanader dhe Kryeministri serb Vojislav Koshtunica inaguruan një pikë kufitare të premten. Gjithashtu në diplomaci: Presidenti i KE Zhose Manuel Barozo takohet me Presidentin serb Boris Tadiç dhe Erhard Busek i Paktit të Stabilitetit viziton BH.
![]() Kryeministri serb Vojislav Koshtunica (në të djathtë) dhe homologu kroat Ivo Sanader japin duart njëri-tjetrit të premten (21 korrik) në pikën kufitare të rinovuar Batrovçi-Bajakovo midis Serbisë dhe Kroacisë. |
Kryeministri Kroat Ivo Sanader ishte të premten (21 korrik) në Beograd për takime me Kryeministrin serb Vojislav Koshtunica dhe Presidentin serb Boris Tadiç. Ai deklaroi se bashkëpunimi dypalësh është rritur veçanërisht këto vitet e fundit, dhe shprehu besimin se plani i veprimit të Serbisë për bashkëpunimin me gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së do të sjellë rezultate. Sanader dhe Koshtunica hapën gjithashtu pikën kufitare të modernizuar në Batrovçi-Bajakovo, e cila është bashkëfinancuar nga BE.
***
Ministrja e Brendshme Kroate Ivica Racan dhe homologu i saj, Dragutin Mate, u takuan të martën (18 korrik) në Rovinj, për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh lidhur me sezonin turistik veror. Bisedimet u fokusuan mbi aktivitetet konkrete në kufijtë e përbashkët, po ashtu dhe në rritjen e sigurisë në vendpushimet në të dyja vendet.
***
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barozo dhe Presidenti Serb Boris Tadiç u takuan të martën (18 korrik) në Bruksel. Barozo deklaroi se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Serbisë dhe BE-së mund të vuloset në fund të vitit në se Beogradi zbaton planin e tij të veprimit me rezultate të kënaqshme.
***
Koordinatori Special për Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek u takua me Zëvendësin e Parë të Përfaqësuesit të Lartë Lari Butler dhe Kryeministrin e BH-së Adnan Terziç të enjten (19 korrik) në Sarajevë.
***
Kryeministri Kosovar Agim Çeku mbërriti të mërkurën (19 korrik) për një vizitë zyrtare në Slloveni. Ai u takua të enjten me homologun Janez Jansa, Ministrin e Jashtëm Dimitrij Rupel, Presidentin Janez Drnovsek dhe Kryetarin e Parlamentit France Cukjati.
(Burime të ndryshme – 18/07/06-25/07/06)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes