03/05/2006
Një pasqyrë e lajmeve sportive, zbavitëse e kulturore në Evropën Juglindore që nga 26 prilli.
(Burime të ndryshme – 26/04/06 – 03/05/06)
![]() Katalina Ponor e Rumanisë feston pas fitimit të medaljes së artë në traun e ekuilibrit gjatë finaleve individuale të kampionatit të 26-të evropian të gjimnastikës artistike për femra, në Volos, Greqi, të dielën (30 prill). [Getty Images] |
Kreu i Agjensisë Turke të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, Sulejman Jilmaz thotë se organizata e tij është gati të mbështesë rindërtimin e urës Mehmet Pasha Sokoloviç në lumin Drina në Vishegrad, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH). Jilmaz e bëri njoftimin gjatë një udhëtimi në Vishegrad javën e shkuar. Ura e epokës otomane është në listën e monumenteve kombëtare të BiH.
***
Një ekspozitë unike që paraqet thesaret mesjetare bullgare në ar e argjend u hap në Muzeun Kombëtar të Historisë në Sofje javën e fundit. Rreth 400 objekte të datuar në Shtetin e Dytë Bullgar (shekujt 12-14) dhe të mesjetës së vonë (shekujt 15-17) ekspozohen për herë të parë.
***
Dokumentari i regjizores kroate Ivona Luka "T'i bësh ballë ditës" fitoi çmimin Grand Prix për filmin më të mirë në edicionin e 15-të të festivalit Ditët e Filmit Kroat, mbajtur në Zagreb nga 25 deri në 28 prill. Filmi ishte nderuar në disa festivale të huaja më parë gjatë vitit.
***
Kompozitorit grek Mikis Teodorakis do t'i jepet nderimi më i madh i Francës Komodor i Legjionit të Nderit, dhënë artistëve të huaj, intelektualëve dhe shkencëtarëve. Teodorakis do ta marrë çmimin gjatë vizitës së ministres franceze të çështjeve evropiane, Katerinë Kolona, në Athinë në 17 maj.
***
Shkrimtari turk Orhan Pamuk është cilësuar një nga 100 njerëzit më me influencë nga Time magazine. Ai u mirënjoh për shkrimet e tij dhe për deklarimin ndaj çështjeve të debatueshme përfshirë masakrën e Luftës së Parë Botërore të armenëve. Pamuk ishte i vetmi përfaqësues i Ballkanit në listë.
***
Gara e parë kroate me trap "Zrmanja 2006" u bë në lumin Zrmanja fundjavën e kaluar. Tridhjetedy ekipe, duke përfshirë një të udhëhequr nga Ministri i Transportit dhe Turizmit Bozhidar Kalmeta, morën pjesë në garë. Veprimtaria kishte për qëllim nxitjen e turizmit në Kroaci, veçanërisht në zonën e Zadarit.
***
Baritoni maqedonas Boris Trajanov festoi 20 vjetorin e karierës profesionale me një koncert në Shkup në 28 prill. Të ftuarit e posaçëm përfshinin dirigjentin Fabrizio Karminati dhe "mbretëreshën e mizikës cigane" të Maqedonisë, Esma.
***
Teatri Kombëtar i Republika Serbska fitoi çmimin për shfaqjen më të mirë në festivalin e 23-të të teatrit të Ditëve të Nushiç, në nderim të shkrimtarit të madh serb, dramaturgut e satirikut Branislav Nushiç (1864-1938). Veprimtaria u zhvillua në Smederevo, Serbi, nga 24 në 30 prill.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes