Përmbledhje lajmesh kulturore

08/06/2005

Një përmbledhje lajmesh të zhvillimit kulturor në Evropën juglindore që nga 1 qershori:

(Burime të ndryshme -- 01/06/05 – 08/06/05)

photo

Katalina Ponor (në fotografi) dhe Marian Dragulesku të Rumanisë fituan medaljet e arta në kampionatin evropian individual të gjimnastikës mbajtur në fundjavë në Debrecen, Hungari. Ata qenë të vetmit kampionë të mëparshëm që fituan titujt. Ponor ishte e para në traun e ekuilibrit për femra ndërsa Dragulesku fitoi në ushtrimet e lira për meshkuj. [Getty Images]

Nga 7 deri në 10 korrik do të mbahet në Novi Sad, Serbi-Mali i Zi edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar të muzikës EXIT. Këtë vit priten shfaqje nga mbi 600 muzikantë të shquar dhe grupe.

***

Një ekspozitë me vepra të piktorit italian Robert Simioni që ka jetuar në Shqipëri gjatë dhjetë viteve të fundit u hap në Galerinë Kombëtare të Arteve në 3 qershor. Pikturat trajtojnë Shqipërinë dhe njerëzit e saj.

***

Muzeumi i Artit Bashkëkohor në Banja Luka, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH), po pret një ekspozitë kushtuar gjermanit Erik Mendelson (1887-1953) një nga arkitektët më të mëdhej të shekullit të 20-të. Veprimtaria, e cila u hap në 6 qershor dhe do të vazhdojë për një muaj, u organizua nga Instituti Gëte.

***

Mbi 50,000 vetë u mblodhën në 5 qershor për festivalin e trandafilëve të këtij viti në Kazanlak, qendra e "Luginës së Trandafdilëve" të Bullgarisë, një nga prodhuesit më të mëdhej të trandafilëve në botë. Veprimtaria tërhoqi krerët e misioneve të huaja diplomatike në Bullgari si edhe mijra turistë nga Franca, Gjermania, Greqia dhe Japonia.

***

Vargjet e poetit gjerman Fridrih Shiler mbuluan një mur qëndror të stadiumit Vasil Levski të Sofjes në 7 qershor si pjesë e projektit Mur më Mur të Komisionit Evropian. Nisma e cila u nis për të përkujtuar nënshkrimin nga Bullgaria të traktatit të pranimit në BE, synon të nxisë diversitetin e gjuhëve dhe letrave evropiane. Deri tani, Belgjika, Britania, Greqia, Luksemburgu, Hollanda dhe Suedia kanë patur "poezinë kombëtare" të tyre të shfaqur në muret e ndërtesave publike në Sofje.

***

Ministria kroate e shkencës, arsimit dhe sporteve paraqiti në 1 qershor projekt standardin kombëtar të arsimit për shkollat fillore të vendit. Programi, bazuar në kontribute nga 500 shkencëtarë, akademikë, ekspertë dhe mësues do të testohet në 50 shkolla gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

***

Shkupi dhe UNICEF nënshkruan një plan të ri veprimi në 3 qershor për bashkëpunimin në 2005-2009. Dokumenti parasheh dhënien e rreth 3 milion $ nga UNICEF dhe 10 milion $ shtesë nga burime të tjera, për projektet në Maqedoni.

***

Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup do të rindërtohet sipas një projekti prej 10,000 $, të nisur së bashku nga qendra maqedonase kombëtare për konservimin dhe ambasada turke në Maqedoni. Puna për monumentin i cili datohet i shekullit të 15-të, do të përfundohet brenda një muaji.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment