03/06/2005
Një përmbledhje e lajmeve të biznesit dhe zhvillimeve nga Ballkani që nga 27 maj
(Burime të ndryshme -- 27/05/05 – 03/06/05)
![]() Telekom Austria nënshkroi kontratën blerëse të mërkurën (1 qershor) për operatorin kryesues GSM të Bullgarisë, MobilTel, duke përfunduar një marrëveshje 1.6 milion euro, marrëveshja më e madhe e korporatës ndonjëherë në Bullgari. [AFP] |
EBRD njoftoi në 2 qershor se i kishte dhënë Shqipërisë një kredi të pavarur 35 milion euro për rindërtimin dhe modernizimin e një pjesë 70 km të rrugës Fier-Tepelenë. Projekti është bashkëfinancuar nga banka Evropiane e Investimeve me një kredi prej 50 milion euro.
***
Një fabrikë e re që do të prodhojë prodhime për grupin grek Alumil nisi punën në zonën industriale të Tiranës në 30 maj. Investimi i projektit me vlerë rreth 11 milion euro, është pjesë e planit të qeverisë greke për rindërtimin ekonomik në Ballkan.
***
Numri i të papunëve në Federatën e Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) u rrit me 7 përqind nga viti në vit në prill 2005, sipas të dhënave të fundit nga byroja e punësimit të FBiH. Norma e papunësisë ishte 0.07 përqind më e lartë nga muaji në muaj, në prill.
***
Kompania sllovene Livar bleu 65 përqind të fonderisë së çelikut Jelsingrad me bazë në Banja Luka, nën një kontratë nënshkruar në 1 qershor midis Livar dhe drejtorisë së privatizimit të Republika Srpska (RS). Livar pagoi rreth 51,000 euro për aksionet.
***
Kroacia, Serbi-Mali i Zi dhe Rumania kanë në plan të ngrenë një ndërmarrje të përbashkët lidhur me ndërtimin e 1,319 km tubacioni naftësjellës nga Konstanca, Rumani, në Trieste, Itali nëpërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Ndërmarrja do të jetë në formën e një partneriteti publik-privat dhe do të përfshijë kompanitë shtetërore të naftës të të tre vendeve.
***
Qeveria maqedonase njoftoi në 1 qershor ngritjen e një fondi me garanci shtetërore për ndërmarrjet e vogla e të mesme (SME) në gusht. Koncepti ishte përcaktuar në programin ekonomik qeveritar për 2005.