29/05/2011
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Prokurorët ngritën akuza të premten (27 maj) kundër një ish-ushtari boshnjak serb për krime lufte kundër boshnjakëve të kryera gjatë konfliktit 1992-1995. Sipas padisë, Milan Markoviç ishte i përfshirë në torturimin e disa të burgosurve boshnjakë të luftës në bashkinë Sokolac nga qershori 1992 deri në mars 1993.
Në lajmet e tjera të premten, policia arrestoi tre persona të dyshuar për krime lufte kundër serbëve gjatë konfliktit. Rasim Lisancic, Sead Menzil dhe Fikret Planincic dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 16 serbëve në fshatin e Serdare në vitin 1992. Mes viktimave ishin dhe dy fëmijë. (Srna, Nezavisne Novine, RTRS, RTS, Radio Evropa e Lirë - 27/05/11)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes