Krerët e BiH dakord të mbajnë konsultime mbi formimin e qeverisë

10/03/2011

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko do të nisë konsultimet me partitë kryesore në Federatën e Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) që kanë për qëllim dhënien fund të nëvendnumërosë së zvarritur politike dhe lehtësimin e formimit të qeverive të reja kantonale, të njësisë dhe të nivelit shtetëror. Kjo ka qenë për pesë muaj që nga zgjedhjet e mbajtura. Krerët e partisë kroate HDZ BiH, Dragan Çoviç, i Partisë Social Demokratike, Zlatko Lagumxhija, i HDZ 1990, Bozo Ljubiç dhe i Partisë për Veprimin Demokratik (SDA), Sulejman Tihiç ranë dakord me këtë nismë pas takimit më vete me Inzko të mërkurën (9 mars). Në stadin fillestar, krerët vetë nuk do të marrin pjesë; më saktë, ata do të lënë funksionarët e partisë të negociojnë.

Në lajme të tjera të mërkurën, delegatët e dhomës së përfaqësuesve të FBiH zgjodhën kryesinë e tyre. Boshnjaku Denis Zvizdiç i SDA u zgjodh kryetar, ndërsa serbi Svetozar Pudariç i SDP dhe kroati Stanko Primorac Cane, një i propozuar nga Partia kroate e të Drejtave të BiH dhe Bashkimi Kombëtar Demokratik, u emëruan si ndihmës të tij. Marinko Cavara, i cili u propozua nga HDZ nuk mori mbështetjen e duhur për nënkryetar. (Fena, BHRT, Dnevni Avaz, Onasa - 09/03/11)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di