Greqia do të padisë Siemens lidhur me skandalin e rryshfetit

25/01/2011

ATHINE, Greqi -- Qeveria njoftoi të hënën (24 janar) se do të marrë veprim ligjor kundër gjigandit gjerman të elektronikës Siemens lidhur me rryshfetin e dyshuar të dhënë zyrtarëve. "Greqia do të kërkojë kompensim për dëmin që ka pësuar nga praktikat e korruptuara që janë përdorur nga ndërmarrja në të kaluarën," i shkroi në një letër degës greke të ndërmarrjes gjermane, Siemnes Hellas, Ministri i Investimeve Haris Pambukis. Një hetim parlamentar që vazhdoi për 11 muaj arriti në përfundimin se taksapaguesit grekë pësuan humbje me vlerë 2 miliardë euro për shkak të rryshfeteve të dyshuar midis 1997-tës dhe 2002-ishit. Vitin e shkuar, ish-Ministri i Transportit Anastasios Mantelis pranoi se kishte marë një rryshfet prej 100,000 euro më 1998. Ministra të tjerë që dyshohen të kenë marrë rryshfetë mund të identifikohen së shpejti. (BBC, Reuters, ANA-MPA - 24/01/11)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di