12/03/2010
SHKUP, Maqedoni -- Udhëheqësit e vendit u mblodhën të enjten (11 mars) për të diskutuar mbi një serë ndryshimesh kushtetues, të tillë si përshtatja e formulës së përdorur për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Shtetëror Gjyqësor. Tani këshilli ka 15 anëtarë, tetë janë të zgjedhur nga gjyqtarët, tre nga parlamenti dhe dy nga presidenti. Pas takimit, Kryeministri Nikola Gruevski tha se ndryshimet e tjerë të propozuar do të eleminojnë përfaqësimin e ministrisë së drejtësisë në këshill dhe do të shkurtojnë kohën e mandatit të anëtarëve të këshillit, që tani është gjashtë vjet. Gruevski tha se qëllimi i ndryshimeve të propozuar është të forcohet pavarësia dhe efektshmëria gjyqësore. (Dnevnik, Utrinski Vesnik, Vecer - 12/03/10; Sitel, MIA - 11/03/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes