12/03/2010
STOKHOLM, Suedi -- Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në Suedi pasi ligjvënësit atje miratuan një rezolutë që i përshkruan si genocid vrasjet e kohës së Luftës së Parë Botërore të qindra dhe mijëra armenëve nga perandoria otomane. Votimi në parlamantin suedez të enjten (11 mars) ishte 131-130, e njëjta diferencë me një votë si në komitetin e kongresit të SHBA javën e kaluar. Ashtu siç bëri pasi komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA votoi mbi një rezolutë të ngjashme, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan e kritikoi rezolutën suedeze, duke e përshkruar atë si të "mbështetur mbi gabime të mëdhenj dhe pa bazë". Ai anulloi gjithashtu një udhëtim të planifikuar në Stokholm javën e ardhshme. Kryeministri suedez Karl Bildt e përshkroi votimin si një "gabim" dhe këmbënguli se nuk do të ndryshojë mbështetjen e gjatë të Stokholmit për kërkesën e Turqisë për në BE. (Milliyet, Hurriyet, Sabah, Zaman - 12/03/10; BBC, AP - 11/03/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes