07/03/2010
BRUKSEL, Belgjikë -- Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy tha të premten (5 mars) se ai beson se Bashkimi do të fillojë në qershor ratifikimin e Marrëveshjes të Stabilizimit Asociim (MSA) me Serbinë. Van Rompuy u takua në Bruksel me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviç, i cili tha se prioriteti kryesor i vendit të tij është hyrja në BE. Van Rompuy tha tani që është aktive një marrëveshje e përkohshme tregtie e arritur në dhjetor, BE mund të mbështesi plotësisht kërkesën e Serbisë për integrim.
Cvetkoviç është i vendosur që vendi i tij të arrijë statusin e kandidatit të BE në 2010. Arritja e statusit të lakmuar ka qenë e bllokuar për shkak të kundërshtimit nga Hollanda, e cila dëshiron që Beogradi të bashkëpunojë plotësisht me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës dhe të arrestojë kreun boshnjak serb të kohës së luftës, Ratko Mlladiç. Ndërsa ishte në Bruksel, Cvetkoviç u takua me homologun e tij belg Ives Leterme. Të dy zyrtarët ranë dakord të bashkëpunojnë ngushtë për të zgjidhur problemin e kërkuesve për azil politik nga Serbia jugore dhe Maqedonia që duan të vendosen në Belgjikë. Suedia dhe Zvicra janë ankuar gjithashtu në lidhje me numrat në rritje të kërkuesve për azil nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. (Beta, RTS - 05/03/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes