04/03/2010
BUKURESHT, Rumani -- Kryebashkiaku i Krajovës Antonie Solomon u arrestua të mërkurën (3 mars) për marrje rryshfeti. Media vendase njoftoi se Solomon njoftohet se mori 50,000 euro rryshfet nga një tregtar vendas për një leje për të ndërtuar një supermarket. Solomon thotë se e lëshoi lejën në përputhje me ligjin.
Në lajme të tjera, ish-ligjvënësi Nati Meir u dënua me katër vjet burgim të martën për shmangie nga taksat dhe mashtrim. Meir u dënua për marrje parash nga populli për t'i ndihmuar ata që të gjenin punë që nuk ekzistonin në Izrael. Meir, që ka shtetësi të dyfishtë, rumune dhe izraelite, u shpall fajtor për mashtrimin e më shumë se 100 rumunëve midis 2000 dhe 2005. Ai është akuzuar gjithashtu për shmangie nga taksat në vlerën e rreth 60,000 eurove. Procedimet kundër Meir, që përfaqëson Partinë e Rumanisë së Madhe, filluan më 2008 kur ai u largua nga parlamenti. Ai u arrestua në tetor. (Financiarul - 04/03/10; AP, Realitatea, Hotnews.ro, Adevarul, Ziare - 03/03/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes