05/02/2010
SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Një Dhomë e Apelit mbështeti të enjten (4 shkurt) shfajësimin e ish-Ministrit serb boshnjak të Drejtësisë Momçillo Mandiç, i cili ishte akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit boshnjak të viteve 1992-1995. Një gjykatë më e ulët e shpalli Mandiç jo fajtor në korrik 2007 për shkak të mungesës së provave. Rasti përfshin një sulm nga policia serbe boshnjake në qendrën e trainimit të ministrisë së brendshme në Sarajevë më 1992 dhe krimet e kryera në disa njësi korrektimi. Gjykata e Apelit kundërshtoi një përpjekje nga prokurorët për të përmbysur shfajësimin. (RTRS, Srna, BHRT, Onasa, Dnevni Avaz - 04/02/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes