02/02/2010
ANKARA, Turqi -- Partia e re pro-kurde e Paqes dhe Demokracisë (BDP) zhvilloi të hënën (1 shkurt) kongresin e parë të saj duke zgjedhur Selahatin Demirtash si udhëheqësin e saj. Demirtash, 37 vjeç, dhe Gulten Kisanak, i zgjedhur si bashkë-kryetar i partisë, ishin ligjvënës që përfaqësonin Partinë e Shoqërisë Demokratike (DTP), derisa ajo u ndalua nga Gjykata Kushtetuese në dhjetor lidhur me pretendimet për lidhje me Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit. Pas sugjerimit se ata do të bënin një bojkot, ish-deputetët e DTP vendosën përfundimisht që të bashkohen me BDP. Ish-udhëheqësi i DTP Ahmet Turk dhe ish-zëvendës/kryetarja e DTP Ajsel Tugluk, të cilët së bashku me 35 politikanë të tjerë janë ndaluar nga veprimtaria politike për pesë vjet, ndoqën kongresin e të hënës. (Zaman - 02/02/10; AP, Anadolu news agency - 01/02/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes