21/01/2010
STRASBURG, Francë -- Një anëtar i Partisë Paqe dhe Demokraci (BDP) pro-kurde të mërkurën (20 janar) paraqiti një padi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Shoqëria Demokratike (DTP). DTP pro-kurde u ndalua muajin e kaluar për lidhje të dyshuara me Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Gjatë një konference për shtyp në Parlamentin Europian në Strasburg, anëtari i BDP Hasip Kaplan këmbënguli se nuk ka arsye ligjore për të ndaluar DTP. "Turqia ka mbyllur partinë e 27-të politike të saj; ka hyrë në Librin e Rekordeve Ginis për mbylljen e partive politike," tha ai. (Zaman - 21/01/10; CNN Turk, DPA, BTA - 20//01/10)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes