10/11/2009
SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Partia Social Demokratike (SDP) e opozitës hodhi poshtë të hënën (9 nëntor) një ftesë nga Presidenti i Partisë boshnjake të Veprimit Demokratik, Sulejman Tihiç, për bisedime mbi ndryshimet kushtetuese. SDP thotë se do t'u përgjigjet vetëm ftesave nga BE dhe Shtetet e Bashkuara. Dy seanca të tilla muajin e kaluar përfunduan pa marrëveshje mbi reformat që do t'a shpinin BiH drejt integrimit në NATO dhe BE. Tihiç u ka kërkuar udhëheqësve nga partitë kryesore boshnjake, kroate dhe serbe që të takohen të enjten me qëllim që të vazhdojnë bisedimet për të thyer bllokimin e gjatë politik. Haris Silajxhiç, i Partisë për Bosnje dhe Herzegovinën, ishte i pari që e kundërshtoi këtë ofertë. (RTRS, Srna, Sarajevo-x.com - 09/11/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes