09/11/2009
SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Presidenti i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Sulejman Tihiç po u kërkon udhëheqësve të partive kryesore boshnjake, serbe dhe kroate të takohen këtë javë për të vazhduar bisedimet mbi ndryshimet kushtetuese. Seanca është caktuar për të enjten (12 nëntor) në Sarajevë. Në tetor, udhëheqësit e shtatë partive kryesore politike zhvilluan dy raunde bisedimesh me zyrtarë të lartë të të BE dhe SHBA në Kampin Butmir, duke u përpjekur për të thyer bllokimin politik që ka ngadalësuar përparimin drejt pranimit në BE dhe NATO. Bisedimet përfunduan pa marrëveshje mbi një paketë të reformave. (RTRS, Fena, Nezavisne Novine - 07/11/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes