Ban i OKB i drejtohet parlamentit grek

06/11/2009

ATHINE, Greqi -- Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun shprehu të enjten (5 nëntor) "optimizëm të përmbajtur" rreth ribashkimit të Qipros dhe se mosmarrëveshja e emrit e Maqedonisë me Greqinë do të zgjidhet së shpejti. Në një fjalim në parlamentin grek, Ban, i pari sekretar i përgjithshëm i OKB që u drejtohet ligjvënësve, tha se OKB përkrah aktivisht përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros dhe ka shpresë të madhe për bisedimet midis udhëheqësve të dy bashkësive. Ai u zotua të bëjë gjithshka që mundet për të ndihmuar popullin qipriot që të arrijë një marrëveshje të pranueshme nga të dy palët.

Lidhur me mosmarrëveshjen e emrit me Maqedoninë, Ban tha se zgjidhja e saj do të hapë shanset të rinj për bashkëpunimin, stabilitetin dhe sigurinë rajonale, duke shprehur besimin se Greqia dhe Maqedonia do të bëjnë çdo përpjekje për të arritur një zgjidhje reciproke të kënaqshme. Gjatë vizitës së tij në Greqi, Ban u takua me Kryeministrin Jorgo Papandreu dhe udhëheqësin e partisë Demokracia e Re të opozitës, Kostas Karamanlis. Bisedimet u përqëndruan në ndryshimin e klimës, politikën e emigracionit dhe misionet paqeruajtëse të OKB. (UN News Centre, Kathimerini, Xinhua, AP, MIA - 05/11/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di