Jeremiç: Serbia do të bëjë kërkesë për anëtarësimin në BE këtë vit

06/11/2009

BRUKSEL, Belgjikë -- Serbia ka ndërmend të bëjë kërkesë për anëtarësim në BE deri nga fundi i këtij viti, njoftoi të enjten (5 nëntor) Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç. Duke folur me anëtarët e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, Jeremiç tha se vendi i tij është në dijeni të rezervave që kanë për çështjen disa nga anëtarët e bllokut, por tha se është koha për të ecur përpara. Ai shtoi se Beogradi po bashkëpunon plotësisht me gjykatën e OKB për krimet e luftës, një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE.

Ndërsa ishte në Bruksel, Jeremiç u takua me Komisionerin e Zgjerimit të BE Olli Rehn, i cili vlerësoi përparimin e Serbisë, por nuk pranoi të thotë nëse ishte dakord me synimin e Beogradit për të bërë kërkesë për anëtarësim kaq shpejt.

Në lajme të tjera të enjten, qeveria serbe miratoi një projekt-ligj mbi përcaktimin e juridiksioneve të krahinës së Vojvodinës. Qeveria thotë se veprimi harmonizon juridiksionet e krahinës me kushtetutën dhe zbaton procesin e decentralizimit dhe konceptin e autonomisë së gjerë, pa elemente shtetë-formimi. Projekt-ligji dhe Statuti i Vojvodinës shkon më tej për debat në parlament. (B92, Tanjug, Blic, RTS - 05/11/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di