05/11/2009
SARAJEVE, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Anëtarët e Agjensisë Shtetërore për Hetimin dhe Mbrojtjen (SIPA) arrestuan të mërkurën (4 nëntor) një ish-komandant musliman boshnjak të dyshuar për krime të luftës kundër civilëve të kryera në konfliktin e vendit më 1992-1995. Nihat Bojaxhiç, zëvendës/komandant i një njësie të posatçme të ushtrisë muslimane të quajtur Zulfikar, u arrestua në Sarajevë. Ai dyshohet për vrasjen e 22 kroatëve, 19 civilë dhe tre ushtarë, në prill 1993, gjatë një sulmi në fshatin Trushinë. Katër persona të tjerë, përrfshirë dy fëmijë, u plagosën. Në shtator, katër muslimanë boshnjakë u arrestuan për të njëjtat akuza.
Gjithashtu të mërkurën, një ekip i FMN mbërriti në Sarajevë për një shqyrtim të parë të zbatimit të një marrëveshje ndihme prej 1.2 miliardë euro. BiH ka tërhequr 202 milionë euro në këstin e parë të kredisë dhe shpreson të marrë 100 milionë euro të tjera deri në fund të vitit. (RTRS, Fena, Srna, Dnevni Avaz, AP, Reuters - 04/11/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes