01/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Policia arrestoi disa qindra njerëz të shtunën (31 tetor) në qytetet përgjatë vendit si pjesë e një operacioni anti-drogë. Operacioni, i koduar Morava, përfshiu rreth 2,000 oficerë policie. Ai filloi në të njëjtën kohë në orën 6 në mëngjes, me objektiv një rrjet të trafikimit të drogës aktiv sidomos në shkolla. Ministri i brendshëm Ivica Dacic tha se u kontrolluan mbi 600 shtëpi dhe u kapën disa dhjetëra kile droga, armë, para dhe makina të vjedhura. Kryeministri Mirko Cvetkovic tha se kjo tregon se qeveria po lufton me të gjitha mënyrat krimin dhe korrupsionin, dhe "asnjë nuk do të mbrohet ose do të kursehet". (Beta, RTS, B92, Tanjug, AP, Reuters - 31/10/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes