18/10/2009
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç tha të premten (16 tetor) se Serbia nuk do të ndërhyjë në bisedimet e drejtuara nga BE dhe SHBA në Bosnje-Hercegovinë (BH) me qëllim çbllokimin e situatës politike në vend. Raundi i parë i bisedimeve u mbajt në zyrat qendrore të EUFOR në 9 tetor në Kampin Butmir, duke mbledhur drejtues të shtatë partive kryesore serbe, kroate dhe myslimane. Qëllimi ishte të miratohen reformat që do ta vendosnin BH në rrugën drejt aderimit në BE dhe NATO. Duke folur në një takim të përfaqësuesve të partive kryesore politike të Republikës Srpska (RS) në Beograd, Tadiç shprehu shpresën se një kompromis do të arrihet. "Serbia është përgjegjësia ime politike, dhe ju jeni përgjegjësia ime morale," tha Tadiç, duke theksuar se ai do të mbështesi çdo zgjidhje në procesin e negocimit. (Beta, B92, Tanjug - 17/10/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes