12/08/2009
TIRANE, Shqipëri -- Fshatarët penguan një ekip të hetuesve europianë që të hynin në një shtëpi të hënën (10 gusht) që dyshohet se është përdorur nga rebelët e Kosovës për të mbledhur organet njerëzore nga qindra viktima serbe të konfliktit 1998 -1999 në Kosovë. Banorët e fshatit Ripa bllokuan rrugën për dy orë dhe penguan hetuesit e Këshilli të Europës (CoE) që të hynin në shtëpi pa një leje lëshuar nga prokurorët shqiptarë, sipas njoftimeve të medias vendase të martën. Hetuesit, të kryesuar nga Raportuesi i Posatçëm i CoE, Dik Marti u detyruan të heqin dorë nga përpjekjet për të parë shtëpinë e familjes Katuçi. Marti ishte në Shqipëri si pjesë e një misioni për gjetjen e fakteve, që përfshiu ndalesa në Serbi dhe Kosovë. Ekipi i tij po shqyrton pretendimet serbe se rebelët e Kosovës vranë deri në 500 shtetas serbë në Shqipëri me qëllim që t'u hiqnin organet dhe t'i shisnin ato jashtë. Viktimat ishin rrëmbyer në Kosovë. (AFP, News 24 - 11/08/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes