Inzko mbledh partitë kryesore të BiH për bisedime

16/07/2009

SARAJEVE, Bosnjë dhe Herzegovina (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko do të takohet të enjten (16 korrik) me udhëheqësit e tre partive politike kryesore për të diskutuar mbi mënyrat për të vënë në lëvizje reformat përsëri. Të tre partitë nënshkruan të ashtuquajturën marrëveshje e Prudit në nëntor 2008, në të cilën ato u zotuan të trajtojnë çështjet politike kryesore. Të ftuar në takim janë Partia boshnjake e Veprimit Demokratik, Bashkimi serb i Social Demokratëve të Pavarur dhe Bashkimi Demokratik Kroat i BiH, si dhe udhëheqësit e Partisë Social Demokratike (SDP) dhe Partisë për Bosnje dhe Herzegovinën. Takimi do të përqëndrohet në reformat e mbetura të kërkuara si pjesë e udhëzuesit për liberalizimin e vizave dhe nevojën që parlamenti të miratojë me të shpejtë legjislacionin e duhur. Ata do të diskutojnë gjithashtu përmbushjen e pesë kushteve të vëna nga Këshilli i Zbatimit të Paqes për të mbyllur Zyrën e Inzko të Përfaqësuesit të Lartë. Të gjithë udhëheqësit me përjashtim të kryetarit të SDP Zllatko Lagumxhija pritet të marrin pjesë. Në një letër Inzkos, Lagumxhija tha se ai i konsideronte si procesin e Prudit dhe koalicionin në pushtet të BiH politikisht të vdekur.

Në lajme të tjera, udhëheqësit e Partisë të Veprimit Demokratik (SDA) boshnjake kanë në plan të kërkojnë që njëri prej të tyreve, Ministri i Sigurimit Tarik Sadoviç, të zëvendësohet, njoftoi të mërkurën presidenti i partisë Sulejman Tihiç. Sadoviç, i cili këmbëngul se nuk do të japë dorëheqje, akuzon Tihiç për dorëzim ndaj presionit të Zëvendës/Përfaqësuesit të Lartë Rafi Gregorian dhe Ambasadorit të SHBA në BiH Çarls Inglish. SDA thotë se disa nga bashkësia ndërkombëtare janë ankuar rreth nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimit të Sadoviç. (Srna, BHRT, RTRS - 16/07/09; Dnevni Avaz - 15/07/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di