Takohet në Sarajevë Këshilli i Zbatimit të Paqes

30/06/2009

SARAJEVE, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Bordi drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) përfundon takimin e tij dy-ditor në Sarajevë të martën (30 qershor). Diplomatët e lartë që përfaqësojnë vendet dhe organizatat që mbikqyrin zbatimin e paqes në BiH, po zhvillojnë bisedime me udhëheqësit kryesorë të vendit. Diskutimet përqëndrohen në vonesat në zbatimin e reformave kryesore, problemet lidhur me pronën shtetërore dhe të ushtrisë dhe përparimin drejt integrimit euro-atlantik. Bordi Drejtues po vlerëson gjithashtu përparimin drejt përmbushjes së kushteve për kalimin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Zyrë të Përfaqësuesit të Posatçëm të BE.

Kryeministri i Republikës Sërbska (RS) Milorad Dodik do që OHR të mbyllet dhe tha se RS e konsideron çdo përdorim të ardhshëm nga përfaqësuesi i lartë të pushteteve të Bonit të papranueshëm. Sulejman Tihiç, udhëheqësi i Partisë së Veprimit Demokratik, paralajmëroi diplomatët se në gjendjen e tanishme të BiH, mbyllja e OHR do të shpinte në bllokimin e institucioneve të shtetit dhe mund të kërcënojë paqen. (BHRT, Fena, RTRS, Srna - 29/06/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment