26/06/2009
SARAJEVE, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Mustafa Mujezinoviç mori të enjten (25 qershor) miratimin e parlamentit të Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) për t'u bërë kryeministri i ri i njësisë. Votimi ishte 62 me 13, me nëntë abstenime. "Përparësia [ime] kryesore do të jetë përmbushja e kushteve për nënshkrimin e marrëveshjes së ndihmës me FMN," u tha Mujezinoviç ligjvënësve pas zgjedhjes së tij. FMN vendosi kohët e fundit të shtyjë vendimin e vet mbi kredinë e ndihmës prej 1.2 miliardë euro për vendin, pasi FBiH nuk arriti të shkurtojë buxhetin social dhe të mirëqënies të saj me 10% siç kërkohej. Mujezinoviç zëvendësoi Nexhat Brankoviç, i cili u akuzua për shpërdorim të pushtetit në prill dhe dha dorëheqjen një muaj më parë. (RTRS, Fena, BHRT, AFP, Reuters - 25/06/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes