25/06/2009
SARAJEVE, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (EBRD) njoftoi të mërkurën (24 qershor) se ka në plan të investojë 250 milionë euro në BiH këtë vit për të ndihmuar përballimin e krizës ekonomike. Deri në 100 milionë euro nga këto do të caktohen për sektorin financiar. Pjesa tjetër do të përdoret për projektet e bujqësisë, industrisë dhe sektorit publik, duke përfshirë transportin, energjinë dhe infrastrukturën komunale. BiH po kërkon një kredi ndihme prej 1.2 miliardë euro nga FMN. Ajo nga sa thuhet nuk do të miratohet këtë muaj pasi Federata e BiH nuk arriti të shkurtojë buxhetin e saj social dhe të mirëqënies me 10% siç kërkohej. (RTRS, Srna, BHRT, AFP, Reuters, EBRD web site - 24/06/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes