24/06/2009
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Ministri i financave i Federatës së BiH (FBiH) Vjekosllav Bevanda pranoi të martën (23 qershor) se BiH rrezikon të humbasë një kredi 1.2 miliard euro nga FMN për shkak se njësia nuk shkurtoi buxhetin e saj social e të mirëqënies me 10%. Njësia këmbënguli në gjetjen e kursimeve diku tjetër në vend të kësaj. Gjatë bisedimeve të hënën në Vjenë, përfaqësuesit e FMN e bënë të qartë se kredia është e mundëshme vetëm në qoftë se BiH i përmbahet asaj që është thënë në letrën piksynuese, shtoi Bevanda. FMN nga sa thuhet e konsideroi masën e FBiH jo profesionale. Në të njëjtën kohë, Fondi miratoi buxhetin e revizionuar të Republika Srpska i cili u shkurtua me 4%. Ai miratoi gjithashtu buxhetin e revizionuar të nivelit shtetëror që parashikon një shkurtim 10% të pagave të sektorit publik, duke thënë se ato janë në përputhje me planin e konsolidimit të financave publike. (Tanjug, Fena, RTRS, Srna, Dnevni Avaz, Onasa - 23/06/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes