BE planifikon liberalizimin e vizave së shpejti

12/06/2009

BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn u takua të enjten (11 qershor) me Ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç për ta siguruar atë se Bashkimi ka në plan të heqë vizat për Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor deri nga fundi i vitit. Rehn theksoi se Serbia ka qenë një partner konstruktiv dhe i besueshëm në zbatimin e programit udhëzues dhe përmbush kriteret për të ashtuquajturën Listë e Bardhë të Shengenit. Ai shtoi se Komisioni Europian ka marrë tashmë vlerësimin e tij të parë favorizues të raporteve të tij të liberalizimit nga disa anëtarë të BE.

Ndërkohë, Komiteti i Punëve të Jashtme të parlamentit hollandez i dha të enjten miratimin e vet liberalizimit të vizave, duke eleminuar kështu një pengesë të mundshme të madhe për Serbinë. Autoritetet hollandeze njoftohet se thanë se janë të ndërgjegjshëm se shumica e vendeve të BE janë në favor të futjes së Serbisë në Listën e Bardhë të Shengenit; kështu që ato nuk do të bëhen pengesë, Hollanda është kundërshtari kryesor i integrimit të Serbisë në BE, duke këmbëngulur që vendi duhet së pari të arrestojë dy të kërkuarit e mbetur për krimet e luftës, Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç. Amsterdami ka bllokuar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Shoqërimit të Serbisë me BE.

Në lajme të tjera të enjten, Rehn u takua me Ministrin e Jashtëm kroat Gordan Jandrokoviç në Bruksel dhe tha se ai pret që bisedimet e pranimit të Kroacisë të rinisin shpejt. Sllovenia ka bllokuar bisedimet lidhur me mosmarrëveshjen e gjatë për kufirin me fqinjën e vet. (Vjesnik, HINA, Jutarnji list, STA, B92, Tanjug - 11/06/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment