Video tregon Mlladiç që jetonte lirisht në Beograd

11/06/2009

SARAJEVE, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Videoja ekskluzive e transmetuar të mërkurën mbrëma (10 qershor) në Televizionin Federal të BiH (FTV) tregon ish-Komandantin e Ushtrisë Serbo-Boshnjake Ratko Mlladiç dalë hapur në Serbi. Videoja amatore tregon të kërkuarin për krime lufte në struktura ushtarake serbe si dhe duke shijuar restorantet e Beogradit dhe kremtime familjare, duke përfshirë dasmën e të birit, gjatë dhjetë viteve të fundit. Disa pamje tregojnë Mlladiç madje në shoqëri të të dyshuarve të tjerë për krime lufte, duke përfshirë Momçillo Perishiç, Zdravko Tolimir dhe Manojlo Milanoviç. Videoja më e fundit është marrë në një vendpushim skish në fund të vitit të kaluar kur Beogradi ende këmbëngulte se nuk ishte në dijeni të vendodhjes së tij. Rasim Ljajiç, kryetari i këshillit kombëtar të Serbisë për bashkëpunimin me gjykatën e Hagës, tha se ishte "thjesht e pamundur" që videoja të ishte nga 2008. "Janë ndoshta xhirime të bëra përpara 2000 dhe pak pas 2000," i tha ai RTS TV të Serbisë.

Anëtari i presidencës së BiH Zheljko Komsiç u kërkoi autoriteteve serbe të pushojnë së thëni se nuk e dinë ku është Mlladiç dhe të pushojnë së "pretenduari" se po e kërkojnë atë. Ai ka qenë i lirë që nga 1995, menjëherë pasi prokurorët e OKB lëshuan padinë fillestare që e akuzonte atë për një mori krimesh lufte të kryera gjatë konfliktit në BiH më 1992-1995. (BBC- 11/06/09; Pincom.info, Dnevni Avaz, Vecernji List, Jutarnji List, B92 - 10/06/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment