08/06/2009
ANKARA, Turqi -- Duke përdorur burime të ushtrisë, media njoftoi të dielën (7 qershor) se aeroplanët e luftës bombarduan strehimet e e Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut. Avionët ushtarakë turq kryen bombardime të shtunën mbrëma pasi militantë të PKK u përcaktuan në territorin e Irakut, ndërsa forcat tokësore bombarduan me artileri shënjestrat e PKK pranë kufirit turk.
Në lajme të tjera të dielën, një roje fshati u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim në qytetin Uludere në krahinën juglindore të Sirnakut. Një minë tokësore shpërtheu ndërsa ata të tre po mblidhnin dru. (Milliyet - 08/06/09; Hurriyet, Reuters, Anadolu news agency, AFP - 07/06/09)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes